Drejtori i AShMAA-së: Influencuesit nuk duan të regjistrohen nga frika se mos zbulohet se kush janë financuesit dhe donatorët e tyre
“E gjithë lufta (e influencerëve) është të mos paraqesin raporte se nga vijnë fondet e tyre dhe kush janë donatorët e tyre”. Kjo u deklarua nga drejtori i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (AShMAA), Zoran Trajçevski, në një aktivitet ku u prezantua Dokumenti i politikës publike “Ekosistemi mediatik dhe ndërhyrja dhe manipulimi i informacionit nga jashtë (NMIJ)”, i organizuar nga Instituti për Studime të Komunikimit (ISK), transmeton Portalb.mk.
Trajçevski, në lidhje me arsyet pse si influencerët ashtu edhe portalet refuzojnë të regjistrohen, deklaron se “e gjithë lufta është të mos paraqiten raporte se nga vijnë fondet e tyre dhe kush janë donatorët e tyre.”
“E gjithë lufta (e influencerëve) është të mos paraqesin raporte se nga vijnë fondet e tyre dhe kush janë donatorët e tyre”, tha ai.
Sipas Trajçevskit, reklamat politike të paguara duhet të hiqen dhe duhet të krijohet një fond për të mbështetur median.
Drejtori i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA), Zoran Trajçevski, vuri në dukje financimin shtetëror të fushatave partiake dhe transferimin e fondeve të mëdha nga Buxheti në portalet e internetit që shfaqen menjëherë para zgjedhjeve dhe zhduken një javë pas përfundimit të procesit zgjedhor.
“Një praktikë e tillë nuk ekziston askund në botë. Te ne paraqiten portale të regjistruara në Shqipëri, Kosovë, Serbi dhe nuk kanë asnjë përmbajtje informative. Le të përpiqen gazetarët tanë të marrin para në Serbi ose Bullgari – atje tani do të ketë zgjedhje. Nuk do t’i marrin askund. Në vitin 2024, 10 milionë euro nga buxheti u ndanë për televizione, radio dhe portale pa kritere. Mediat me lexueshmëri të vogël gjithashtu morën fonde”, tha Trajçevski.
Ndryshe, gati 4.8 milionë euro publike kanë përfunduar në llogaritë e mediave gjatë zgjedhjeve të fundit lokale në Maqedoninë e Veriut. Partitë politike kanë vendosur vetë se sa para, cilës media do i ndajnë. Mbi 3.3 milionë euro kanë përfituar televizionet ndërsa portalet e internetit dhe gazetat kanë inkasuar rreth 377 mijë euro.