Dje janë luajtur dy ndeshje, ndërsa sot vetëm një ndeshje në Ligën e Parë në RMV

Në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut kanë filluar ndeshjet e javës së VI-të. Në dy ndeshjet e kësaj jave, Shkëndija e Tetovës humbi, ndërsa ajo e Haraçinës shënoi fitore, transmeton Portalb.mk.

Në ndeshjen e parë, Shkëndija e Haraçinës fitoi si mysafir në Shtip kundër Bregallnicës,  0-1, ndërsa Shkëndija e Tetovës humbi në Shkup nga Tikveshi me rezultat 1:3.

Në kuadër të kësaj jave, sot do të luhet vetëm ndeshja Skopje – Bashkimi prej orës 16:30, ndërsa pasnesër do të luhet ndeshja Struga – Sileks dhe Vardar – Arsimi.

Shkëndija e Tetovës deri më tani ka grumbulluar 15 pikë, ndërsa Struga 10 pikë, sa ka edhe Shkëndija e Haraçinës. Arsimi gjendet në pozitën e shtatë me shtatë pikë, ndërsa Bashkimi e fundit pa asnjë pik.

Ndryshe, pas shumë vitesh, ekipet shqiptare nuk arritën të marrin asnjë trofe brenda një sezoni futbolli, pasi kampion i Ligës së Parë në sezonin 2025/2026 u shpall Vardari, ndërsa Sileksi e fitoi Kupën e Maqedonisë së Veriut.

Në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut do të garojnë dy ekipe shqiptare, njëra e eliminuar nga Liga e Parë, ndërsa tjetra e kualifikuar nga Liga e Tretë. Ndeshjet do të fillojnë më 15 gusht.