Dhjetë filma evropianë do të shfaqen falas këtë javë në Shkup, Manastir dhe në Cinesquare.net

Në kuadër të projektit “Muaji i filmit evropian”, gjithsej dhjetë filma evropianë do të shfaqen falas këtë javë, nga 6 deri më 12 nëntor, në Manastir, Shkup dhe në platformën online Cinesquare.net, transmeton Portalb.mk.

Organizator i projektit është Shoqata e Producentëve të Filmit të Maqedonisë (ShPFM) nga Shkupi, ndërsa projekti realizohet me mbështetjen e Komunës së Manastirit.

Në kinemanë “Manaki” në Manastir sot me fillim nga ora 11 është shfaqur filmi “Vëllai im ndjek dinosaurët”, ndërsa në orën 13 filmi “Pepel”.

Nesër në program janë “Max dhe banda e tërbuar” dhe “Vetëm”, ndërsa të enjten filmat “Atlas”, “Gottlieb” dhe “Dragonfly”.

Të premten në Manastir do të shfaqen filmat “Glass Boy”, “Kaval” dhe “Trafiku”.

Në Shkup, filmi “Atlas” do të shfaqet në Kinematekën e Maqedonisë së Veriut të premten me fillim nga ora 20:00.

Në platformën online Cinesquare.net janë të disponueshëm për shikim filmat “Atlas”, “Vëllai im ndjek dinosaurët” dhe “Glass Boy”.