Galeria e ikonave në Muzeun e Maqedonisë ka dhjetë vjet që është mbyllur
Galeria e Ikonave në Muzeun e Maqedonisë ka qenë e mbyllur për publikun për më shumë se 10 vjet. Koleksioni i ikonave në Muze është një nga më të mëdhenjtë e këtij lloji në vend, raporton SDK, përcjell Portalb.mk. Sipas tekstit të kuratores Tatjana Trajkovic të publikuar në faqen e internetit të Muzeut, koleksioni përmban më shumë se 500 ikona dhe gdhendje në dru, shembujt më tipikë dhe përfaqësues të periudhës bizantine dhe pasbizantine, duke filluar nga shekulli i 14-të deri në mesin e shekullit të 20-të.
Drejtori i Muzeut, Aleksandar Ristevski, i cili është në detyrë prej gjashtë muajsh, thotë se në një moment ikonat janë hequr. Ato mbahen në depon e Muzeut.
“Ky është një koleksion jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe me vlerë, i cili përfaqëson një nga atraksionet kulturore të njohura të vendit tonë dhe për të cilin ka interes tek vizitorët e huaj. Koleksioni ynë është ndër koleksionet më të rëndësishme të këtij lloji në botë, së bashku me ato në Shën Petersburg dhe Egjipt, veçanërisht për shkak të moshës, autenticitetit, cilësisë dhe përfaqësimit të ikonave ortodokse që zotëron. Vënia përsëri në funksion e koleksionit dhe prezantimi i tij i duhur për publikun vendas dhe ndërkombëtar janë një nga aktivitetet prioritare në të cilat do të punojmë në periudhën e ardhshme”, na tha Ristevski.
Ai në bazë të informatave që i ka, tregon se koleksioni u largu për shkak nevojës për rinovim.