Mariçiq: Interesi ynë dhe i qytetarëve është të ecim drejt qëllimit, anëtarësim deri në vitin 2030

Nënkryetari për Çështje Evropiane Bojan Mariçi në Studio 10 të TV24 tha se këtë javë presim raportin e Komisionit Evropian dhe planin e detajuar të rritjes. “Detyrim ynë mbetet miratimi i ndryshimeve kushtetuese. Nga kjo nuk mund të shpëtojmë, sado që t’i shtyjmë dhe t’i zhvendosim. Ne besojmë se duhet të përfundojë sa më shpejt. Do të punojmë deri në fund të kësaj përbërje parlamentare për të siguruar 80 deputetë. Mendoj se të gjithë deputetët, grupet parlamentare dhe partitë politike duhet të jenë të vetëdijshëm për përgjegjësinë e tyre”, tha Mariçiq, transmeton Portalb.mk.

Në këtë drejtim, zëvendëskryeministri Maricçiq përmendi edhe deklaratën e von der Leyen nga vizita e javës së kaluar, duke theksuar mesazhin e qartë se ne kemi një perspektivë për të ecur përpara, kemi një bazë të mirë për zhvillim, plani i rritjes është në atë drejtim, jemi në përfundimi të procesit të skriningut dhe nëse duam të vazhdojmë, duhet të përfundojmë detyrimin me ndryshimet kushtetuese.

Është detyra jonë si Qeveri, të cilën e kemi marrë përsipër duke votuar në Kuvend propozimin francez dhe me konkluzionet e BE-së, të zbatojmë ndryshimet kushtetuese,tha Mriçiq.

“Kur thonë “nën diktat bullgar”, më lejoni të kthehem një vit e gjysmë më parë, kemi diskutuar se do të zhdukej edhe identiteti ynë, se propozimi francez do të na vinte në një pozitë tmerrësisht të pafavorshme. Vetëm shtyrja jonë e ndryshimeve kushtetuese mund të na vendosë në një pozitë më pak të favorshme”, theksoi Mariçiq.

Sipas tij, nëse refuzojmë në të ardhmen e afërt, të gjithë do të shkojnë përpara, ne do të qëndrojmë në vend dhe se kjo është një kthim prapa. 2030, “jam i bindur se do të ketë anëtarë të rinj të BE-së, mes tyre sigurisht që do të jenë Ukraina dhe Moldavia. Se cilat vende të Ballkanit do të jenë në atë grup varet nga performanca, sjellja dhe puna e tyre ndërkohë”.

“Nuk kemi shumë përfitime nëse qajmë për fatin tonë të padrejtë dhe të vështirë. Ne duhet të nxjerrim mësimet. Realisht bëmë gjithçka, në vitin 2019 për sa i përket reformave kishim një portofol perfekt. Ishte viti kur ligji për OTA u miratua me konsensus, DSK u shpërbë, u miratua një ligj i ri me votën e të gjitha partive politike. Ishte viti kur u ndryshua ligji për Këshillin Gjyqësor dhe gjykatave me 2/3, etj. Dhe ne kishim një marrëveshje të Prespës tashmë të zbatuar. Një situatë ideale për të nisur negociatat. Franca vendosi të bënte një Metodologji të re e cila u bë brenda 2-3 muajve”, shtoi Mariçiq.

Ai shtoi se rrjedha e gjërave do të rrjedhë pa mëshirë. Nuk ka kush të na lutet, të na bëjë presion apo të kërkojë ndonjë gjë. Rregullat tashmë janë vendosur. Kuadri i negociatave është ai.

“Shqipëria nuk do të na presë dhe nuk ka pse të na presë. Ne gjithashtu nuk donim të prisnim askënd. Serbia dhe Mali i Zi do të vazhdojnë. Mali i Zi ka një qeveri të re, një nga prioritetet e së cilës është përshpejtimi i negociatave me BE-në. Ata i kanë hapur të gjithë kapitujt. Ata duan të përfundojnë negociatat deri në vitin 2026”, tha Mariçiq.

Kujtojmë se më 18 gusht 2023 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut debati për fillimin e ndryshimeve kushtetuese mbaroi brenda pak orëshVotimi nuk dihet ende kur do të bëhet.

Në mënyrë që të bëhen ndryshimet kushtetuese duhet dy e treta e votave, konkretisht 80 vota nga gjithsej 120 deputetë në Kuvend.

Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE është deklaruar se nuk do t’i mbështesë këto ndryshime, ndërsa edhe nga opozita shqiptare kanë kushtëzuar që nuk do t’i votojnë ndryshimet nëse nuk ndryshohet definimi i 20% për gjuhën shqipe në Kushtetutë.

Ndryshimet kushtetuese nënkuptojnë shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë.

Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese. Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese deri në nëntor të këtij viti, procesi eurointegrues i RMV-së rrezikon të bllokohet përsëri.