Daçiq për ish-ushtarin e UÇK-së Blerim Ramadani: Presim që të ekstradohet, është çështje e RMV-së
Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Ivica Daçiq sot në pikën kufitare “Tabanoc” tha se pret nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut që të marrin vendim për ekstradimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani, transmeton TV21.
“E dini ne aty…ne shumë njerëz që kanë qenë pjesëmarrës në ato krime gjatë kohës së luftërave, i kemi proceduar dhe kemi lëshuar fletarrestime. Në bazë të atyre fletarrestimeve disa prej tyre janë arrestuar. Ne presim vendim që të ekstradohet, por është çështje e brendshme e Maqedonisë së Veriut”, tha Daçiq.
Ramadani u ndalua më 17 korrik, në pikëkalimin kufitar në Jazhincë bazuar në një fletëarrest lëshuar nga Gjykata e Beogradit përmes Interpol Serbia, ndërsa aktualisht po vuan masën e paraburgimit në Shkup.
Me 20 korrik u zhvillua protestë për lirimin e tij dhe heqjen e urdhëarrestit.
Para Gjykatës në Shkup protestuan bashkëshortja, dy bijtë, familjarë të tjerë dhe pjesëtarë të Shoqatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës.
Mevludin Bajrami, pjesëtar në protestë dhe familjarë i dëshmorëve, bëri thirrje që “autoritetet në Maqedoninë e Veriut mos të bien nën diktatin e Serbisë, kundër ushtarëve të UÇK-së”.