Coinbase tejkaloi pritshmëritë e analistëve dhe redukton humbjet

Coinbase theu pritshmëritë e analistëve në tre mujorin e dytë të 2023 kur postoi ditën e Enjte të ardhura më të larta ndërsa ekzekutivët e kompanisë thanë se presin të fitojnë betejën ligjore me autoritetet rregullatorë Amerikane, raporton PCW.

Kompania dhe rivali Binance u paditën nga Komisioni i Bursave dhe Letrave me Vlerë në SHBA në Qershor. SEC i akuzonte se Coinbase ka tregtuar të patën 13 kriptoasete të cilat konsiderohen si letra me vlerë por pa i regjistruar ato pranë rregullatorit.

Coinbase raportoi 707.9 milionë dollarë të ardhura në tre mujorin e dytë, duke thyer pritshmëritë prej 663 milionë dollarë. Për tre mujorin e tretë bursa parashikon të paktën 300 milionë dollarë të ardhura krahasuar me pritshmëritë prej 336.15 milionë dollarë.

Volumi tregtar ra në 92 miliardë dollarë krahasuar me 217 miliardë dollarë një vit më parë ndërsa humbjet ishin 97 milionë dollarë krahasuar me 1.09 miliardë dollarë të njëjtën periudhë në 2022.