Ciceroni kulturor: Teatri i Tetovës përgatitet për festival me shfaqjen ‘’Armiku i Popullit’’, ndërsa Teatri Shqiptar i Shkupit vazhdon me repertorin për muajin shkurt

Portalb.mk si gjithnjë, mundohet t’ua sjellë agjendën kulturore të ngjarjeve në Maqedoninë e Veriut përmes ”Ciceronit kulturor”. Fare lehtë, nëse nuk e gjeni ngjarjen tuaj të shënuar këtu, mund të na shkruani në rrjetet tona sociale ose në faqen tonë dhe përfundimisht do ta vendosni ngjarjen tuaj aty ku duhet dhe ku më lehtë arrin te lexuesi.

Me datë 3 mars 2024 Teatri i Tetovës do të jetë pjesëmarrës në edicionin e 11-të të Festivalit Ndërkombëtar të Shteteve Ballkanike, me shfaqjen “Armiku i Popullit” nën regjinë e Arben Kumbaros. 

  • TETOVË

Teatri i Tetovës

Reprizë: 

23 shkurt, në orën 19:00

“Armiku i Popullit”

Autor: Henrik Ibsen

Regjisor: Arben Kumbaro

  • SHKUP

Teatri Shqiptar i Shkupit

Reprizë:

21.02, në orën 20.00

ADN- Fatos Berisha

22.02, në orën 20.00

Mishi i egër – Martin Koçovski