Ciceroni kulturor: Komuna e Tetovës e organizon verën tetovare nën moton “Festojmë në vendlindje”
Portalbi si gjithnjë, mundohet t’ua sjellë agjendën kulturore të ngjarjeve këtu në Maqedoninë e Veriut përmes ”Ciceronit kulturor”. Fare lehtë, nëse nuk e gjeni ngjarjen tuaj të shënuar këtu, mund të na shkruani në rrjetet tona sociale ose në faqen tonë dhe përfundimisht do ta vendosësh ngjarjen tënde aty ku duhet.
Edhe këtë vit Komuna e Tetovës organizon ‘’Verën tetovare 2023’’, nën moton “Festojmë në Vendlindje”. Të gjithë të interesuarit të ndjekin detajet në faqen e komunës për programin, ndërsa netët do të mbahen siç vijon:
26- 28 korrik – Nata rinore
Vendi: Parku i gruas
30 korrik – Nata maqedonase
31 korrik- Nata turke
1 gusht – Nata maqedonase
2 gusht- Nata rome
3- 4 gusht- Netët shqiptare
Vendi: Sheshi ‘’Ilirija’’.
