Ciceroni kulturor: Diskutime librash, koncert dhe ekspozitë në Tetovë, shfaqje diplome në Shkup

Doni të shkoni në ndonjë aktivitet kulturor sot dhe nuk dini se ku? Portalb.mk në vazhdim ju përcjell kalendarin për sot – 30 qershor, me ngjarjet kulturore se ku mund të shkoni sot.

Në ora 16:00 në hapësirat e Qendrës së Aktivizmit në Forumin për Ndryshime në Arsim – Tetovë, Klubi i Librit të Tetovës diskuton librin “Qyteti i fundit” nga Petro Marko.

Prej orës 18:00, në Galerinë e Arteve në Tetovë do të hapet ekspozita personale “LOJA”nga Teuta Hoxha Imeri.

Në ora 19:30 Qendra për Mundësi të Barbarta “Mollëkuqja” së bashku me Hapësirën Socio Kulturore “Space Tetova”, në hapësirat e kësaj të fundit, diskutojnë librin dhe filmin “Vajza e zhdukur” nga Gillian Flynn. Pas diskutimit, vijon festa me muzikë të përzgjedhur nga Blerina dhe Aida.

Në ora 20:00 në Qendrën e Kulturës në Tetovë, do të mbahet koncert i Sh.K.A. “Xheladin Zeqiri” me solist Leotrim Zejnullai.

Në ora 20:00, në Teatrin e Shkupit do të jepet shfaqje diplome “E kuqja”- John Logan, me interpretues Arben Rasimi dhe Abedin Alimi, nën regji të Orges Karagës, mentor Qendrim Rijanit dhe profesor Mehmet Xhelilit.

Ciceroni kulturor 30.06.2023
Ciceroni kulturor 30.06.2023