Çfarë ka të re në versionin e ardhshëm të macOS

Përditësimi më i fundit i macOS quajtur Sonoma përqendrohet i gjithi në menaxhimin e mini-aplikacioneve dhe produktivitetit, raporton PCW. Sistemi i ri operativ sjell mini-aplikacionet në desktop duke i bërë të lëvizshme dhe lejuat përdoruesit ti vendosin kudo në ekran.

Ndërsa një mini-aplikacion është në përdorim, të tjerët zbehen në sfond. Sonoma, ose macOS 14, gjithashtu do të komunikojë me këto mini-aplikacione në iPhone përmes funksionalitetit Continuity.

Me pajisjen tuaj iOS pranë, mund të aksesoni dhe ndërveproni me të gjitha mini-aplikacionet e telefonit në desktop pa pasur nevojë ti instaloni në kompjuterin e madh.

Me Sonoma, video konferencat në Mac do të ketë një modalitet quajtur Presenter Overlay i cili ju vendos në krye të përmbajtjeve që po ndani duke e bërë pjesë të sfondit.

Gjithashtu mund të përdorni gjestet me dorë për të shtuar video efekte si tullumbace dhe zemra në video thirrjet të cilat funksionojnë me Zoom, Microsoft Teams dhe aplikacione të tjera popullore.

Përditësimet në Safari janë të përqendruara tek privatësia. Sonoma shton profilet e Safari të cilat kanë secila shtojcat, historikun, cookie-t, opsione të preferuara dhe grupe tabesh të veçuara.

Shfletimi privat në Safari është akoma më i mbrojtur me sisteme të avancuara të bllokimit të gjurmimit dhe një funksionalitet që bllokon dritare private që nuk janë në përdorim.

Përtej produktivitetit, Sonoma ka përmirësime në Mac edhe për gaming. Sistemi operativ prezanton Game mode i cili redukton proceset në sfond duke i dhënë prioritet performancës procesorike dhe grafike për të siguruar më shumë FPS në video lojëra.

Game mode gjithashtu redukton vonesat e transmetimit në AirPods. Sonoma është i disponueshëm nga dita e sotme si beta për zhvilluesit dhe do të mbërrijë zyrtarisht në Vjeshtë si një përditësim falas.

Vitin e kaluar macOS Ventura erdhi në Tetor dhe përmbante Stage Manager, një funksionalitet që organizon aplikacionet dhe dritaret duke marrë për bazë përdorimin.