Studentët e Maqedonisë së Veriut që I ndjekin mësimet në cikli ne dytë të studimeve, do të mund të aplikojnë për bursa studentore në kuadër të programin “Boris Trajkovski”, transmeton Portalb.mk.
“Për 20 (njëzet) kandidatët më të mirë sipas kritereve të shënuara në konkursin për ndarjen e bursave dhe sipas listës së radhitjes të përgatitur nga Komisioni për përzgjedhje: 50% e tarifës së shkollimit do të mbulohet nga Universiteti (7.445 euro/student) dhe 50% e tarifës së shkollimit do të mbulohet nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut (7.445 euro/student)”, sqaroi Ministria për Arsim dhe Shkencë në RMV.
Në këtë Konkurs përfshihen drejtimet menaxhment i përgjithshëm, marketing, financa, menaxhment në logjistikë, menaxhment në shëndetësi dhe menaxhment i burimeve njerëzore.
“Bursat mbulojnë vetëm tarifat e shkollimit. Mjetet e mbetura (shpenzimet e udhëtimit, akomodimi dhe shpenzimet e tjera të jetesës) janë barrë e kandidatit”, paralajmërojnë nga Ministria.
Studentët do të furnizohen me diplomë të dyfishtë të Universitetit Jork dhe Universitetit të Strasburgut, ashtu që një javë duhet të udhëtojnë në Universin Jork në Mbretërinë e Bashkuar, një javë në Universiteti ne Strasburgut në Francë dhe një javë në Selanik.
Afati për aplikim do të jetë deri më 20 qershor, ndërsa kushtet dhe kriteret janë paraqitur në Konkurs.