Burri nga Velesi e përdhunoi shtetasen suedeze, policia e arrestoi

Policët nga Sektori për Punë të Brendshme Ohër dje, në orën 18:30, e kanë privuar nga liria 33-vjeçarin K.S. nga Velesi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “përdhunim”, transmeton Portalb.mk.

Arrestimi pasoi pas denoncimit të bërë po atë ditë, në orën 14:35, në SPB Manastir nga një 21-vjeçare, shtetase e Suedisë.

Sipas denoncimit të së dëmtuarës, vepra e rëndë penale është kryer gjatë natës mes 8 dhe 9 gushtit 2026, në një klub nate në Ohër, ku i dyshuari ka kryer marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se, pas dokumentimit të plotë dhe zbardhjes së rastit, ndaj 33-vjeçarit nga Velesi do të parashtrohet kallëzim përkatës penal në Prokurorinë kompetente.