Brenda ditës 164 dënime vetëm në Shkup, ndërsa 51 tjera vetëm nga alkooli në Manastir

Policia e Maqedonisë së Veriut ka shqiptuar 164 dënimë vetëm në qytetin e Shkupit për parregullësi në komunikacion, shumica e tyre për tejkalim të shpejtësisë, transmeton Portalb.mk.

“Në territorin e qytetit të Shkupit, u shënuan gjithsej 164 masa, ndër të tjera 77 dënime për tejkalimin e shpejtësisë, 13 për ngasje pa leje, 4 për parregullsi nga ngasësit e motoçikletave”, raportojnë nga Policia.

Dënime tjera janë regjistruar edhe për përdorim të telefonit, mosrespektim të semaforit, mospërdorimi i rripit të sigurisë dhe përdorimi i alkoolit.

Policia e Maqedonisë së Veriut raportoi që vetëm nga SPB Manastir brenda gjashtë orëve janë dënuar 51 shoferë për ngasje nën ndikim të alkoolit, ndërsa 47 shoferë tjerë janë dënuar për shkelje tjera.