Boksieri 19 vjeçar Edi Nasufi humbi jetën në aksident rrugor

Ka ndërruar jetë boksieri 19 vjeçar Edi Nasufi nga Struga, si pasojë e një aksidentin rrugor që ndodhi mbrëmë në rrugën rajonale Strugë-Dibër, në fshatin Veleshtë, Strugë. Minsitria e Brendshme ka dhënë sot detaje për aksidentin tragjik, transmeton Portalb.mk.

“MPB njofton se dje rreth orës 23:30 në DPB Strugë është paraqitur se në rrugën rajonale Strugë-Dibër, në Veleshtë të Strugës automjeti “merecedes” drejtuar E.N (19) nga fshati Veleshtë, ka dal nga rruga. Nga lëndimet e marra në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë E.N., ndërsa vdekjen e tij e konstatoi mjeku i Ndihmës së Shpejtë. Inspektim në vendin e ngjarjes kanë kryer policia e DPB Strugë, dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi”, kanë njoftu nga MPB.

Nasufi ishte përfaqësues i rregullt i Maqedonisë në disa kategori moshe dhe aftësitë e tij të boksit i zhvilloi në klubin “Sindi” në Strugë. Nasufi lindi në fshatin Veleshtë të Strugës dhe nga publiku i boksit konsiderohej si një nga talentet më të mëdha të boksit të Maqedonisë së Veriut.