Blerta Mehmeti pjesëmarrëse në Kongresin Ndërkombëtar të Shoqatave Mikrobiologjike: Të rritet ndërgjegjja e popullatës ndaj shëndetit publik
Muajin që lamë pas në Firencë të Italisë u mbajt Kongresi Ndërkombëtar i Shoqatave Mikrobiologjike IUMS 2024, aty mori pjesë edhe doktoresha specializante nga RMV-ja Blerta Mehmeti e cila punon në Qendrën për Shëndet Publik në Shkup. Ajo në këtë kongres prezantoi punimin e saj, ndërsa në një intervistë për Portalb.mk ajo zbulon më shumë nga kjo konferencë dhe rrugëtimi në fushën e mikrobiologjisë. Mehmeti tha se qëllimi kryesor për pjesëmarrjen në këtë kongres ishin lajmet më të reja në lidhje me Mikrobiologjinë si lëmi shumë e rëndësishme e mjekësisë dhe e shëndetit publik.
Portalb.mk: Blerta ju keni marrë pjesë në Kongresin Ndërkombëtar të Shoqatava Mikrobilogjike IUMS 2024 i cili u mbajt ne Firencë, na tregoni për përvojën tuaj në këtë kongres?
Blerta Mehmeti: IUMS- 2024 paraqet Unionin Ndërkombëtar të Shoqatave Mikrobiologjike, e cila është e themeluar në vitin 1927, bashkon shoqëritë globale mikrobiologjike për të promovuar zgjidhjen e kontrollin të agjentëve infektivë duke ruajtur diversitetin mikrobial dhe shëndetin planetar. Është një nga 31 Unionet Shkencore në ICSU, një organizatë globale me 120 anëtarë kombëtar dhe 31 anëtarë të Unionit Shkencor internacional në 140 shtete anembanë botës. Për mua ky kongres ishte një eksperiencë jashtëzakonisht interesante dhe sfiduese.
Portalb.mk: Me çka ju u prezantuat dhe çka shfaqet para auditorit, cilat zbulime?
Blerta Mehmeti: Unë u prezantova me dy punime shkencore së bashku me kolegun tim Dr.Marko Kostovski, të përpunuara në laboratorin e infeksioneve të traktin urinar. Ishin punime me tematik të infeksioneve të traktit urinar, të shkaktuara nga dy bakterie, E.coli dhe Enterococcus spp. infeksionet të shkaktuara nga ta, krahasimin e pacienteve ambulantor dhe spitalor, terapia ndaj tyre, si dhe rezistenca antimirkobike bakteriale.
Portalb.mk: Sa kohë kishit nevojë për të arritur në këto zbulime?
Blerta Mehmeti: Të dhënat që i morëm për punimet shkencore dhe i përpunuam ishin të përdorura nga Qendra për Shëndet publik Shkup dhe Instituti i Mikrobiologjisë dhe Parazitologjis Shkup. Na u desh më shumë kohë për t’i përpunuar këto analiza, por përdorëm të dhëna për një vit, vitin 2023 konkretisht.
Portalb.mk: Sa ishte i vështirë procesi i zbulimit?
Blerta Mehmeti: Procesi i zbulimit nuk ishte kaq i vështirë shkaku se i kemi laboratorët e sofistikuara, punojmë më shumë përkushtim dhe vëmendje. Gjithashtu procesin e lehtësuan edhe metodat automatike mikrobiologjike që i posedojmë në laboratorët tanë.
Portalb.mk: Ju jeni e vetmja shqiptare e cila keni marrë pjesë në këtë kongres, e quani privilegj?
Blerta Mehmeti: Po, unë si shqiptare e vetme nga Maqedonia e Veriut, u ndjeva shumë e privilegjuar për pjesëmarrjen në këtë kongres botëror, sidomos duke i prezantuar dy punime shkencore.
Portalb.mk: Cilat ishin kushtet për të qenë pjesë e një kongresit me përmasa aq të mëdha?
Blerta Mehmeti: Çdo kongres ka protokoll dhe kushte të veta për të pranuar një pjesëmarrës, sidomos për t’ju pranuar punimi shkencor. Për mua normalisht ka ndikuar fakti që jam mjeke e specializuar në degën e mikrobiologjisë, si edhe punën time që kam bërë në këto punimet shkencore, me të dhëna shumë të sakta dhe me shumë precizitet.
Portalb.mk: Sa jemi të rrezikuar nga bakteret?
Blerta Mehmeti: Bakteret janë mikroorganizma që i gjejmë kudo! Në ajër, në tokë, në ujë etj. Jo të gjitha bakteret janë të rrezikshme, dhe jo nga secila duhet të mbrohemi. Ne ballafaqohemi me baktere patogjene (të dëmshme) dhe baktere të florës normale (të dobishme). Normalisht që më të shpeshta infeksione bakteriale dhe të dëmshme, janë te njerëzit që janë me imunitet më të dobët.
Portalb.mk: Si duhet të kemi kujdes ndaj mikroorganizmave të ndryshme që na dëmtojnë?
Blerta Mehmeti: Trupi i njeriut ka mekanizma mbrojtëse për tu mbrojtur ndaj mikroorganizmave të ndryshme, këtë e bën me sistemin imunitar. Por nëse ato mekanizma janë të dobësuara dhe jepen kushte të volitshme për mikroorganizmin të shumohet në organizëm, atëherë ato shkaktojnë infeksione të ndryshme tek njeriu. Mënyra për tu mbrojtur ndaj tyre është duke mbajtur higjienë, larja e duarve, pastrimi i ushqimeve, përgatitja e ushqimeve siç duhet, pastrimi dhe dezinfektimi i sipërfaqeve etj.
Portalb.mk: Cilat janë këshillat e tua si specializnte e kësaj fushe?
Blerta Mehmeti: Çdo pacient që ndjen nevojën për mjekim, të paraqitet te mjeku amë, të bëjë analiza të ndryshme, njëra prej tyre është te analiza mikrobiologjike. Sidomos për detektimin e infeksioneve bakterale, shkaku i konsumimit të antibiotikut. Të mos e marrin antibiotikun pa lejen e mjekut, se në atë mënyrë ka ardhur në mjedisin tonë rritja e rezistencës ndaj antibiotikëve.
Portalb.mk: Ku janë bakteret më të pranishme dhe sa duhet të kemi kujdes si qytetarë?
Blerta Mehmeti: Bakteret janë të pranishme në vende publike, në vende që nuk mirëmbahet higjiena, kontakti me njerëz, ushqime të kontaminuara, në statuse post-operative etj. Për tu mbrojtur nga bakteret dhe prevenim të tyre, e ceka edhe me lartë por gjithashtu kujdesi duhet të mbahet edhe me programe mbikëqyrëse edhe për ta rritur ndërgjegjshmërinë në rrethin tonë social.
Portalb.mk: Si mund të dallojmë nëse është batterie apo virus, duhet bërë analiza që në fillim?
Blerta Mehmeti: Patjetër duke bërë analizë mikrobiologjike, ti sjellin strishot e tyre në laboratorin tonë, andaj e zbulojmë a është baktere apo virus dhe në bazë të saj e udhërrëfejmë pacientin si të shërohet më tutje.
Portalb.mk: Deri te audienca e gjerë cili do ishte mesazhi i juaj?
Blerta Mehmeti: Të rritet ndërgjegjja e popullatës ndaj shëndetit publik. Të bëhen analiza mikrobilogjike aty ku janë të nevojshme. Të mos konsumohen barëra apo antibiotik pa nevojë të duhur edhe pa caktimin e mjekut. Të ruajmë ambientin ku jetojmë dhe të kujdesemi për shëndetin tonë publik.