“Të rinjtë e suksesshëm” për vitin 2022, Pendarovski shpalosi listën

Sot u shpalosën fituesit e Çmimit “Të rinjtë e talentuar” në Maqedoninë e Veriut në Presidencën e Maqedonisë së Veriut. Mirënjohjet janë dhënë nga Presidenti Stevo Pendarovski, transmeton Portalb.mk.

“Mirënjohja jepet si një nxitje e mendimit kërkimor shkencor dhe punës artistike te të rinjtë e vendit tonë”, deklarojnë nga Presidenca.

Milka Ivanovska Haxhievska u përzgjodh Shkenctarja më e mirë e re në shkencat shoqërore, Boban Karapejovski te shkencat humane, Gordana Kaplan te shkencat matematiko-natyrore dhe teknike, Filip Koneski në shkencat mjekësore.

Mario Vançovski u përzgjodh “Talenti i ri”, kurse Krisijan Lazarov u përzgjidh për sukseset e veçanta gjatë kontributit gjithëpërfshirës. Darja Rizova dhe Qëndrim Rijani u përzgjodhën Artistët më të mirë të rinj.

“Ata duhet të jenë dhe të ngelin modeli jonë sipas të cilit gjeneratat e reja do të sillen dhe japin vlera”, deklaroi Pendarovski.

Mirënjohja “Të rinjtë e talentuar” jepet për herë të katërt për rezultatet e arritura gjatë vitit të kaluar kalendarik në fusha të ndryshme.