Bie numri i bibliotekave në Maqedoninë e Veriut

Gjatë vitit 2022 numri i bibliotekave krahasuar me vitin 2019 është zvogëluar ndjeshëm. Enti Shtetëror i Statistikave (EShS) njofton se numri bibliotekave të specializuara është zvogëluar për 2.1 përqind, transmeton Portalb.mk.

Sipas klasifikimit të bibliotekave, në Republikën e Maqedonisë së Veriut ekzistojnë biblioteka – institucione kombëtare, biblioteka publike (popullore) kombëtare, të arsimit të lartë, të specializuara, jo të specializuara (shkencave të përgjithshme).

Kaq biblioteka ka në RMV sipas të dhënave të EShS-së për vitin 2022:

  • Biblioteka kombëtare – 1,
  • Biblioteka universitare – 67,
  • Biblioteka të specializuara – 46,
  • Biblioteka të përgjithshme shkencore – 1,
  • Biblioteka – institucione kombëtare – 5,
  • Biblioteka publike (popullore) – 40.

Të gjitha bibliotekat e lartpërmendura bashkë kanë mbi 2.3 milionë tituj dhe mbi 83 mijë anëtarë.

Detaje më të hollësishme gjeni në këtë publikim.