Besija Iljazi duhet të kthejë rreth 10.000 euro të paguara jashtëligjshëm për të punësuarit me honorar në Toksikologji
Ish-drejtoresha ekonomike e Klinikës së Toksikologjisë, Besija Iljazi, e cila pranoi fajësinë për shpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar, sepse punësoi në mënyrë të paligjshme 17 punonjës të pavarur në këtë institucion publik shëndetësor, tani është e detyruar me vendim gjykate t’i kthejë Klinikës paratë që u kishte paguar punonjësve të pavarur, transmeton Portalb.mk.
Klinika Universitare e Toksikologjisë e paditi ish-drejtoreshën ekonomike dhe kërkoi dëmshpërblim material dhe jomaterial. Gjykata Themelore në Tetovë vendosi që ajo duhet të kthejë vetëm paratë e paguara për tarifat në bazë të dëmit material në shumën prej 659.831 denarësh. Dëmi material u përcaktua nga një mendim eksperti i një ekonomisti ekspert.
Besija Iljazi u dënua me dënim me kusht me mbikëqyrje mbrojtëse prej 2 vitesh burg, të cilin nuk do ta vuajë nëse nuk kryen vepër të re penale brenda 4 vitesh.
Në lidhje me këtë rast, Ministria e Punëve të Brendshme me 12 korrik 2024 bëri kallëzim penal ndaj saj.
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit nga ana tjetër hapi lëndë për kontroll të të dhënave për gjendjen pronësore dhe interesave.
Besija Ilazi së bashku me shumë drejtorë organizativ të tjerë u shkarkuan në qershor 2024 nga pozita e drejtorëve organizativ, pasi Qeveria e RMV-së e largoi këtë funksion.
- LEXO: Aktakuzë kundër ish-drejtoreshës Besija Iljazi, u ka paguar para personave që nuk ishin të punësuar në Toksikologji
- LEXO: Kallëzim penal për keqpërdorim detyre kundër ish drejtoreshës Besija Iljazi të Klinikës Universitare për Toksikologji
- LEXO: Komisioni antikorrupsion në Maqedoninë e Veriut ka hapur lëndë për drejtoreshën Iljazi
- LEXO: Drejtoresha e Toksikologjisë ndaloi kontaktin e punonjësve me gazetarët dhe mediat, ShGM: Dënojmë censurën