Begaj nga Manastiri ua kujtoi autoriteteve të RMV-së lënien pas dore të muzeut
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj qëndroi në Manastir në kuadër të manifestimit për 115-vjetorin e Kongresit të Alfabetit të gjuhës shqipe. Begaj i shoqëruar nga liderët shqiptarë vendas foli edhe për rëndësinë e Muzeut të Manastirit, duke i kujtuar autoritetet vendase neglizhencën e treguar deri më tani ndaj muzeut dhe imazhin që reflekton godina e muzeut tash e disa vite, njofton Alsat.
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj qëndroi në Manastir në kuadër të manifestimit për 115-vjetorin e Kongresit të Alfabetit të gjuhës shqipe. Begaj i shoqëruar nga liderët shqiptarë vendas foli edhe për rëndësinë e Muzeut të Manastirit, duke i kujtuar autoritetet vendase neglizhencën e treguar deri më tani ndaj muzeut dhe imazhin që reflekton godina e muzeut tash e disa vite.
Me rastin e 115 vjetorit u përurua edhe Biblioteka e parë me botime shqipe në Manastir, proces për të cilin ideatorja e saj, Ermira Selimi ishte penguar tashmë e disa vite.
Në përvjetorin e 115 morën pjesë edhe liderët e partive politike shqiptare, ndërsa mes tyre nuk mungoi edhe shtrëngimi i duarve. Më 22 nëntor mbushen 115 vite nga Kongresi i Manastirit i mbajtur nga 14 deri 22 nëntor në Manastir në vitin 1908. Nisma kishte ardhur falë konstatimit se njësimi i alfabetit ishte aq i nevojshëm saqë përveç problemit arsimor dhe kulturor kishte kaluar edhe në problem politik për të cilin kërkonte zgjidhje Lëvizja Kombëtare aso kohe.