BDI-ja zgjodhi kryetarët e katër degëve

Në Mbledhjen e dytë të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm, u diskua edhe për çështjen e takimit të liderëve politik, çështje që do të bartet në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Përgjithshëm, transmeton Portalb.mk.

“, Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm diskutoi edhe rreth takimit të liderëve politikë, me ç’rast u vendos që çështja e pjesëmarrjes apo jo në këtë takim të shqyrtohet dhe të vendoset nesër, në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Përgjithshëm”, raportoi BDI-ja.

Në mbledhjen e dytë të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm u diskutua edhe për organizimin e brendshëm partiak.

“Në këtë mbledhje, Kryetari Ali Ahmeti njoftoi Kryesinë edhe për emërimet e realizuara në kuadër të pakos së tretë të kryetarëve të degëve të Bashkimit Demokratik për Integrim, si vijon: Kërçovë – Arlind Sejdini, Vrapçisht – Evzal Arsllani, Prespë – Arjan Muedini dhe  Karposh – Hamza Jashari”, raportoi BDI-ja.