Armata e RMV-së i prezantoi automjetet e reja të blinduara të cilat i ka blerë nga SHBA

Sot, në kazermën “Jane Sandanski” në Shtip, para ministres së Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, Vasko Gjurçinovski, ambasadores së SHBA-së, Anxhela Ageler dhe deputetëve të Kuvendit, janë prezantuar automjetet e reja të blinduara të tipit JLTV të cilat janë pjesë përbërëse e arsenalit të Armatës, informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, njofton Portalb.mk.

Automjetet e blinduara JLTV, të cilat RMV i ka blerë nga SHBA, foto: Ministria e Mbrojtjes
Automjetet e blinduara JLTV, të cilat RMV i ka blerë nga SHBA, foto: Ministria e Mbrojtjes

“Armata për momentin disponon me 32 automjete të këtilla nga prodhimi amerikan. Janë të furnizuara në kuadër të procesit të modernizimit dhe furnizimit me pajisje të armatës maqedonase që përfshinë edhe transportues të blinduar të tipit Stryker, sisteme të reja për mbrojtje kundërajrore, sisteme artilerie, helikopterë për shumë qëllime dhe pajisje tjera me të cilat rritet siguria e shtetit dhe siguria kolektive e Aleancës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Gjatë prezantimit të automjetet të blinduara JLTV, të cilat RMV i ka blerë nga SHBA, foto: Ministria e Mbrojtjes
Gjatë prezantimit të automjetet të blinduara JLTV, të cilat RMV i ka blerë nga SHBA, foto: Ministria e Mbrojtjes

Ministrja Petrovska para të pranishmëve theksoi se Armata maqedonase gjatë kohë është lënë pa mbështetje dhe me standard të ulët ushtarak, por edhe pa mjete për mirëmbajtje, ndërkaq sot mund të flet për armatosje moderne.

“Se sa e duam shtetin e tregojmë me investime në mbrojtje, në pajisje dhe armatosje, por edhe në kapital njerëzor”, tha Petrovska.