“Arbëria design” mbetet e preferuara për tenderë nga institucionet e udhëhequra nga BDI, pesë marrëveshje për tre muaj

Arbëria Design vazhdon të fitojë tenderë të lëshuar nga institucionet dhe kompanitë shtetërore të udhëhequra nga kuadri i BDI-së. Së fundmi, kompania nga Tetova sërish fitoi prokurimin publik për organizimin e përvjetorit të Marrëveshjes Kornizë të realizuar nga Ministria për sisteme politike të udhëhequr nga Artan Grubi. Bëhet fjalë për dy kontrata (pjesë) nga e njëjta shpallje. Njëra kontratë parasheh që “Arbëria Design” mund të ofrojë shërbime deri në 4.200.000 denarë ose 70.000 euro, ndërsa e dyta – shërbime deri në 1.800.000 denarë ose afërsisht 30.000 euro, shkruan 360Gradë.

Kontrata e parë i referohet kryesisht sigurimin e shërbimeve hotelerike, ketering në lidhje me pajisjet për organizimin e eventeve. Nga ana tjetër, kontrata e dytë, edhe pse për një shumë më të vogël, përmban artikuj më interesantë, ndërsa në përgjithësi mbulon mbështetjen logjistike dhe kreative.

Sipas ofertës, e cila është pjesë përbërëse e kontratës së dytë, “Arbëria design” do t’i ngarkojë ministrisë së Grubit rreth 5 mijë euro për konceptin e organizimit të një eventi për 22 vjetorin e Marrëveshjes Kornizë. Një shumë e ngjashme është paraparë, siç thuhet në ofertë, për “një poezi të një poeti të njohur, aranzhim muzikor dhe regjistrim audio të një kënge” me rastin e përvjetorit. Për realizimin e videoklipit të këngës janë planifikuar rreth 4000 euro. Një nga pikat më të larta individuale është prodhimi i një videoje audio-vizuale për të arriturat e Marrëveshjes së Ohrit, për të cilën janë ndarë rreth 6000 euro.

Pjesë e ofertës së "Arbëria Design" e cila është pjesë përbërëse e Marrëveshjes me Ministrinë e Sistemit Politik
Pjesë e ofertës së “Arbëria Design” e cila është pjesë përbërëse e Marrëveshjes me Ministrinë e Sistemit Politik

Është paraparë  edhe e materialeve promovuese dhe trajnuese për liderët e rinj, festival multietnik dhe ngjarje të tjera për periudhën gusht-shtator.

Kriteri i përzgjedhjes ishte çmimi më i ulët, por “Arbëria design” nuk kishte konkurrencë pasi ishte e vetmja që aplikoi për thirrjen.

Nuk ka konkurrencë edhe në tenderin e Lotarisë shtetërore

Këto nuk janë të vetmet kontrata të fundit të “Arbëria design” me institucionet qeveritare. Kjo firmë, e njohur për kontrata me institucionet qeveritare prej vitesh, del si fituese e katër prokurimeve të tjera publike në tre muajt e fundit. Në mesin e tyre, në tenderin e Komisionit për Letrat me Vlerë, ku kryetare është Nora Aliti – ish-deputete e BDI-së, pastaj në Ministrinë e Punëve të Jashtme, e cila menaxhohet nga nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, në Lotarinë Shtetërore, të kryesuar nga Perparim Bajrami, ish-shefi i kabinetit të Artan Grubit dhe Universitetit Nënë Tereza.

Marrëveshja kornizë e Lotarisë Shtetërore me “Arbëria Design” është nënshkruar në fund të muajit qershor në vlerë prej 17.100.000 denarë ose rreth 290 mijë euro për një periudhë 12 mujore, ndërsa objekt i saj është “shërbimet nga një agjenci marketingu për ribrendimin e markës së korporatës dhe fushata reklamuese”. Kompania nga Tetova ishte sërish e vetmja që ka paraqitur ofertë. Më poshtë, disa nga pikat në marrëveshje:

Pjesë e ofertës së "Arbëria Design"
Pjesë e ofertës së “Arbëria Design”

Ministria e Punëve të Jashtme e Bujar Osmanit, nga ana tjetër, ka lidhur marrëveshje me këtë kompani për dhënien me qira të pajisjeve teknike për mbështetjen e ngjarjeve dhe për prodhim audio-video dhe transmetim live, për një periudhë njëvjeçare, në vlerë të përgjithshme prej 8.260.000 denarë ose rreth 135.000 euro . Thirrjes iu përgjigjën edhe dy kompani – “Adora Event Solutions” nga Tetova dhe “Fonolux” nga Shkupi, dhe kriteri i përzgjedhjes ishte çmimi më i ulët.

Në muajin maj, “Arbëria design” fitoi tenderin e Universitetit “Nënë Tereza” për shtypjen e materialeve për nevojat e institucionit të arsimit të lartë dhe kontrata kap vlerën e rreth 14 mijë eurove.

Arbëria Design organizoi edhe festën e vitit të kaluar për përvjetorin e Marrëveshjes Kornizë për një shumë totale të ngjashme me këtë vit. Kompania u bë e njohur për publikun si një nga furnizuesit më të mëdhenj të Ministrisë së Arsimit, mbi të gjitha në shtypjen e teksteve, certifikatave dhe materialeve të tjera shkollore, për të cilat ka marrë miliona kontrata në vitet e kaluara.

“Arbëria” e përfundoi vitin 2022 me fitim 52%

Së fundmi, para fillimit zyrtar të ndërtimit të autostradave nga korridoret 8 dhe 10-d, u shfaq fillimisht në terren furgon i brenduar i “Arbëria design”.

Automjetin e regjistroi televizioni Telma, ndërsa Qeveria refuzonte të pranojë të thotë se në çfarë procedure dhe për sa para është angazhuar kompania tetovare.

“Arbëria Design” është paraqitur edhe në Prilep për të mbledhur skenën e ceremonisë solemne të vënies së gurthemelit për ndërtimin e autostradës Prilep-Manastir nga Korridori 10-d.

Një prokurim i tillë publik nuk është shfaqur asnjëherë në Sistemin Elektronik.

Më vonë, një përgjigje erdhu nga zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi. Në një konferencë për media, ai pohoi se festimet i ka paguar kontraktori, në këtë rast, konsorciumi amerikano-turk “Bechtel and Enka”, ndonëse ftesat për përcjelljen e ngjarjeve erdhën nga Qeveria, dhe në tabelat e ngjarjeve shkruhej “Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Tani Grubi po paralajmëron në mënyrë të madhe festimin e ardhshëm të përvjetorit të Marrëveshjes Kornizë, me një shkollë verore dhe festival të të rinjve në Shkup.

“Arberia Design”, pronar i së cilës është Hamdi Hamzai, në vitin 2022 kishte të hyra rreth 195.000.000 denarë ose 3.200.000 euro. Prej tyre rreth 102.000.000 denarë, përkatësisht 1.660.000 euro, ishin fitim i pastër neto. Kjo është 52 për qind e të ardhurave, që është një nivel jashtëzakonisht i lartë i përfitimit.