Apple ndaloi përdorimin e ChatGPT për punonjësit
Apple ka kufizuar përdorimin e ChatGPT dhe mjeteve të tjera të inteligjencës artificiale për punonjësit e saj ndërsa Apple zhvillon teknologji të ngjashme raportoi the Wall Street Journal, shkruan PCWorld.al.
Kompania është e shqetësuar se të dhëna konfidenciale mund të rrjedhin jashtë kompanisë nga punonjësit të cilët përdorin programet AI dhe ka këshilluar punonjësit të mos përdorin GitHub Copilot të Microsoft përdorur për automatizimin e shkrimit të kodit.
Muajin e kaluar, OpenAI, krijuesi i ChatGPT, tha se ka prezantuar një “incognito mode” për ChatGPT që nuk ruan historikun e bisedave të përdoruesve e as përdor ato për të përmirësuar mjetin e inteligjencës artificiale.
Kritikat janë shtuar së fundi ndaj ChatGPT dhe robotëve të tjerë të komunikimit me inteligjencë artificiale të cilët menaxhojnë të dhënat e miliona përdoruesve që zakonisht përdoren për të trajnuar inteligjencën artificiale.
Ditën e Djeshme OpenAI prezantoi një aplikacion ChatGPT për iOS në Shtetet e Bashkuara. /PCWorld Albanian