Klarineta e Currit zbukuroi mbrëmjen dhe hapësirën kulturore në Shkup
Hapësirat e Qendrës Informative Kulturor (QIK) në Shkup u plotësuan me tingujt e klarinetistit Veton Curri në kuadër të ngjarjes “Mbrëmja e klarinetës”, ku u interpretuan gjashtë pika artistike, transmeton Portalb.mk.
Duke filluar nga ora 19:00 në sallën 19:19, të pranishmit patën mundësi të dëgjojnë pikat artistike qe Curri i realizoi së bashku me tingujt e pianos, ku interpretoi Biljana Petrovska.
Brenda një ore, u interpretuan pjesë artistike nga Sonete për klarinetë dhe piano (Francis Poulenc), Concertino OP.26 (Carl Maria Von Weber), Rondo (Marin Valchanov), Vendosja (Biljana Petrovska), Hommage a Aram Khachaturian (Bela Kovacs) dhe Solo de Concurs (Andre Messager).