Pehçeva njëzëri i tha “jo” ndërtimit të një qendre të të dhënave, Mickoski: Inteligjenca artificiale është nafta e re që mund t’i sjell zhvillim RMV-së
Nga ana tjetër, kryeministri Hristijan Mickoski, tha se inteligjenca artificiale dhe qendrat e të dhënave janë nafta e re në botë dhe Maqedonia nuk duhet ta humbasë këtë moment historik, i cili mund t’i mundësojë rritje ekonomike afatgjatë.
Ai, njëkohësisht, drejtoi kritika të ashpra ndaj strukturave të caktuara në shoqëri, të cilat, sipas tij, me vetëdije po e pengojnë zhvillimin e vendit.
Kryeministri Mickoski theksoi se të gjitha projektet duhet të realizohen duke respektuar plotësisht rregulloret ligjore dhe duke mbrojtur mjedisin, por nënvizoi se kundërshtarët e këtyre investimeve veprojnë me motive të dyshimta.
“Personalisht mendoj se struktura të caktuara në shoqëri kanë një qëllim tjetër, dhe më së paku është mbrojtja e interesave të qytetarëve. Të njëjtët që ishin më të zëshmit kundër investimeve në antimon dhe ar, tani janë kundër edhe qendrave të të dhënave. Në thelb, ata janë kundër zhvillimit të Maqedonisë. Kur e gjithë bota po vrapon drejt inteligjencës artificiale, ne kemi njerëz të cilët, për një donacion ose grant nga burime të dyshimta, përpiqen të na turbullojnë mendjen me deklarata jologjike. Zhvillimi i njerëzimit është një proces i pakthyeshëm dhe unë absolutisht qëndroj pas qëndrimit se qendrat e të dhënave duhet të ndërtohen”, deklaroi Mickoski në përgjigje të pyetjes së një gazetari pas inspektimit të investimeve të realizuara dhe modernizimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).