Apple do të përdorë Google Gemini për funksionalitet e saj AI në iPhone

Apple është në bisedime për të integruar inteligjencën artificiale Gemini të Google në iPhone, raportoi Bloomberg mëngjesin e së Hënës, transmeton PcWorld.

Sipas raportit Apple gjithashtu ka mbajtur bisedime me OpenAI dhe konsideruar përdorimin e modelit të tyre.

Kompania po përgatitet për lançimin e iOS 18 bazuar në modelet e saj AI por ka qenë në kërkim të një partneri teknologjia e të cilit do të fuqizonte funksionalitetet e inteligjencës artificiale gjeneruese siç është krijimi i imazheve apo shkrimi i teksteve.

Dy palët ende nuk kanë përcaktuar kushtet e marrëveshjes AI e as finalizuar mënyrën sesi do të implementohet tha Bloomberg duke shtuar se një njoftim zyrtarë nuk do të vijë deri në Qershor kur Apple mban konferencën e saj vjetore të zhvilluesve WWDC.

Ndryshe nga rivalët, Apple ka ecur me hapa të ngadaltë në lançimin e AI gjeneruese në një kohë kur Microsoft dhe Google po e integrojnë në çdo produkt të tyre.

Muajin e kaluar CEO i Apple Tim Cook tha se kompania kishte planifikuar të zbulonte planet e saj në fund të vitit për përdorimin e AI gjeneruese dhe se kompania po investonte në mënyrë të konsiderueshme në këtë hapësirë.

Aktualisht Apple dhe Google ka një marrëveshje ekzistuese ku motori i kërkimit të Google përdor si zgjedhja kryesore në shfletuesin Apple Safari.

Ndërkaq Google ka bashkëpunuar edhe me emra të tjerë si Samsung për implementimin e AI-së së saj në produktet teknologjike së kompanisë Koreane siç janë modelet e fundit Galaxy S24.