Anulimi i fluturimeve në Maqedoninë e Veriut, u takuan ministri dhe kryetari i sindikatës

Në Maqedoninë e Veriut është paralajmëruar anulimi i fluturimeve në aeroportet e vendit nga Sindikata në M-NAV, në formë proteste rreth konkursit për punësim në këtë sektor. Për këtë Sindikata dhe Ministri për Transport dhe Lidhje u takuan për të gjetur zgjidhje, transmeton Portalb.mk.

“Procedurat administrative në M-NAC nuk duhet të ndikojnë në realizimin normal të transportit ajror në vend”, vlerësoi ministri Bllagoj Boçvarski.

Boçvarski ka zhvilluar takim me kryetarin e Sindikatës së M-NAV, Aleksandar Tasevskin, duke kërkuar nga ky i fundit të mos zbatojnë vendimin për ndërprerjen e punës në transportin ajror.

“Në lidhje me konkursin publik në M-NAV, konfirmojmë se nuk janë publikuar në afat prej dy ditë pune, gjegjësisht zbatimi është detyrim ligjore për kohëzgjatjen e konkursit publik, ashtu që konkursi nga aspekti juridik duhet të realizohet deri në fund të këtij viti”, deklaroi Ministri.

Ministri falënderoi kryesindikalistin rreth bashkëpunimit, duke i premtuar që në periudhë ne ardhshme të gjitha procedurat për konkursin publik për punësime të reja për kuadër operativ, do të përfshihet edhe Sindikata.

Ndryshe, drejtori i M-NAV, Fahrudin Hamidi, shpreson se greva e kontrollorëve të trafikut ajror nga 31 dhjetori deri më 2 janar, e paralajmëruar nga Sindikata e Kontrollorëve për të parandaluar një valë të re të punësimeve partiake, nuk do të realizohet. Ai më pretendon se nuk është e vërtetë që ka bërë shpallje për këshilltar të pavarur në departamentin e burimeve njerëzore.

Më 15 dhjetor, nga Sindikata e Kontrolluesve të Trafikut Ajror i kanë dërguar njoftim drejtorit të M-NAV, Fahrudin Hamidi, se do të organizojnë grevë nga 31 dhjetori, festa e Vitit të Ri, deri më 2 janar, nëse nuk i tërheq dy konkurset e punës që i ka shpërndarë fshehurazi.

Sipas Aleksandar Tasevski, kryetar i Sindikatës së Kontrolluesve të Trafikut Ajror, menaxhmenti nën udhëheqjen e drejtorit Fahrudin Hamidi e ka shkelur marrëveshjen e nënshkruar para ministrit të transportit Blagoj Boçvarski, pasi që ka shfrytëzuar hapësirën që ka krijuar turma para festave dhe ka shpallur konkurs për punësim me kërkesa jo përkatëse.