SHBA shtoi trupat në shtetin pranë Rusisë
Rusia ka thirrur ambasadorin e Finlandës lidhur me shqetësimet për një marrëveshje të re të mbrojtjes mes Helsinkit dhe Uashingtonit, ka njoftuar Ministria e Jashtme ruse. TheGuardian ka raportuar të martën se Rusia ka kundërshtuar “vendimet agresive të Finlandës dhe aleatëve të saj të NATO-s”, pasi sipas Kremlinit, SHBA-ja ka shtuar praninë e saj në territorin finlandez, pranë kufirit me Rusinë, raporton ABC.
“Marrëveshja e mbrojtjes me SHBA-në synon të lejojë qasje të shpejtë ushtarake dhe ndihmë për Finlandën, që ndan një kufi me Rusinë, në rast të konfliktit”, thuhet në njoftimin e institucioneve të Finlandës.