Antikorrupsioni me padi penale kundër Danella Arsovskës: Ka emëruar drejtorë në mënyrë të paligjshme

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, në mënyrë të paligjshme i ka emëruar drejtorët e Qendrës Kulturore Rinore (QKR) dhe të Kopshtit Zoologjik, vendosi në seancën e sotme, Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit, njofton Portalb.mk.

Antikorrupsionerët miratuan vendim për ngritjen e procedurë penale kundër kryetares Arsovska e cila para ca kohësh i ka emëruar dy u.d. drejtorët. Arsovska e ka shkelur ligjin me atë që ka emëruar persona të cilët nuk kanë qenë të punësuar në këto institucione publike që është në kundërshtim me nenin 31 nga Ligji për Kulturë i cili parashikon emërim të u.d. drejtorit nga radhët e të punësuarve në ato institucione dhe me mandat prej vetëm gjashtë muajsh.

Edhe Gjykata Administrative ka konstatuar muajin e kaluar se është i paligjshëm vendimi që detektivi i diplomuar Nikolla Aleksov të emërohet drejtor i QKR-së dhe kërkoi që Qytetit i Shkupit ta shfuqizojë vendimin.

Në Kopshtin Zoologjik pas skandalit me therjen e kuajve, për çka shkruajti Meta.mk, është ndërruar Kristijan Stamenov dhe në vend të tij, për u.d. drejtor është emëruar Dragan Ilievski. Për momentin, u.d. drejtor i Kopshtit Zoologjik është Zoran Popov, i cili është nga radhët e të punësuarve.

Ndryshe, sot Antikorrupsioni, vendosi të dorëzojë iniciativë për ngritjen e procedurës për ndjekje penale për të gjithë përgjegjësit në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) deri te Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, në lidhje me furnizimin e pajisjes për votimin me identifikim të gjurmëve të gishtit. Antikorrupsionerët vlerësojnë se gjatë furnizimit të të ashtuquajturave “pajisjet fingerprint” është kryer dëm ndaj Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut nëpërmjet mosveprimit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare në dobi të personave të tretë.