Android do të fillojë të identifikojë pajisjet gjurmuese AirTag pranë jush

Nuk ka kaluar shumë kohë që kur Google prezantoi njoftimet e gjurmuesve të panjohur AirTag dhe kompania më në fund ka vendosur ta lançojë funksionalitetin në të gjitha pajisje e mbështetura Android, raporton PCW.

Sapo të merrni këtë veçori, do të njoftoheni nëse një AirTag i fshehur gjendet pranë jush. Pajisja juaj Android do të marrë një paralajmërim duke i thënë përdoruesit se një gjurmues i panjohur Bluetooth po udhëton me ju.

Duke klikuar njoftimin zbulon më shumë informacion rreth gjurmuesit e madje edhe një hartë me distancën që keni prej tij. Për më tepër funksionaliteti i ri mund të përdoret për të luajtur një tingull tek gjurmuesit që ta keni më të lehtë lokalizimin e tij.

Pronari i pajisjes gjurmuese nuk do të ketë asnjë dijeni rreth këtyre veprimeve. Sapo të jetë lançuar për të gjithë përdoruesit, pajisjet Android do të bëjnë kontrolle automatike.

Por nëse dëshironi ta bëni manualisht mund të shkoni në Settings > Safety & Emergency > Unknown tracker alerts > Scan now dhe një listë do të shfaqet.