Android 14 i afrohet debutimit zyrtar

Programi testues beta i Android 14 po i afrohet fundit me muajin Korrik i cili është i fundit në axhendën e zhvillimit të sistemit operativ ndërsa versioni stabil pritet të shfaqet në muajin Gusht, raporton PCW. Ajo çfarë nisi 5 muaj më parë me versionin e parë eksperimental për zhvilluesit, tashmë është shndërruar në një version stabil dhe rafinuar pas eliminimit të qindra problemeve dhe keqfunksionimeve.

Tashmë Android 14 Beta 4 ka mbërritur me një listë të gjatë rregullimesh. Ndërtimi më i fundit është i disponueshëm për të gjitha pajisje Pixel duke filluar nga Pixel 4a 5G.

Përditësimi i sotëm e sjell rregullimet e sigurisë së Korrikut dhe ka një madhësi shkarkimi prej 200MB për ata që janë në versionin beta.

Google ka ndarë listën e plotë të rregullimeve përmes një postimi në blog.

Duhet theksuar se kjo është beta e parë publike që bëhet e disponueshme për pajisjet e reja Pixel Fold dhe Tablet. Përdoruesit mjafton të regjistrohen në programin beta për të filluar shkarkimin e versioneve testuese.