Alarm për bombë në shtëpinë e gjykatësit të Nju Jorkut, po gjykonte çështje rreth ish-presidentit Trump

Gjykatësi që mbikëqyr një gjyq për mashtrim civil prej 370 milionë dollarësh kundër Donald Trump në Manhattan, mori një kërcënim me bombë në shtëpinë e tij pak orë para seancës për argumentet përfundimtare që ishin planifikuar të jepeshin mëngjesin e kësaj të enjte, raporton TopChannel.

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë të Manhatanit, Arthur Engoron – i cili po vendos gjyqin pa juri – mori një kërcënim në shtëpinë e tij në kontenë Nassau të enjten në mëngjes, konfirmuan zyrtarët e Zyrës së Administratës së Gjykatës.

Gjyqi ende pritet të vazhdojë, por tani ka të ngjarë të fillojë më vonë se ora 10:00 që ishte planifikuar fillimisht, tha OCA.

“Ne do të shtojmë nivele shtesë sigurie për shkak të shqetësimit për sigurinë e gjykatësit Engoron,” tha Baker për The Post. “Në këtë moment ne presim që procedurat të shkojnë përpara siç është planifikuar.”

Departamenti i Policisë së Qarkut Nassau konfirmoi se policët iu përgjigjën një kërcënimi fals që iu bë Policisë, i cili u pasua nga një reagim i menjëhershëm i autoriteteve në një shtëpinë Great Neck rreth orës 5:30 të mëngjesit.

Autoritetet, megjithatë, nuk dhanë detaje nëse shtëpia ishte e gjyqtarit. Avokatët e Trump i kishin kërkuar Engoron që të vononte seancën për argumentet mbyllëse pas vdekjes së të martës së Amalija Knavs, vjehrra e ish-presidentit dhe nëna e gruas Melania Trump.

Engoron e mohoi kërkesën duke thënë se do të shkaktonte shumë përçarje për stafin e gjykatës, por ai i ofroi ngushëllime manjatit të pasurive të paluajtshme.

Kërcënimi i gjyqtarit erdhi pasi ish-presidenti sulmoi edhe më herët në rrjetet sociale gjyqtarin, i cili e ndaloi të fliste sot për shkak se nuk pranonte disa kushte, përfshirë atë të abstenimit nga një “fjalim i fushatës elektorale”. Ish-presidenti Trump u shpreh në “Truth Social” të mërkurën se do të ishte në gjykatën e Manhatan-it për seancën të enjten në mëngjes. Ai akuzoi gjyqtarin Engoron se së bashku me Prokuroren e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, “po punojnë për të ma futur mua”. Vendimi për Trump, pritet të jepet sot.