Akuza për kurdisje lëndësh, Antikorrupsioni i mohoi pasi softueri bën përzgjedhjen

Partia E Majta (Levica) doli me akuza serioze ndaj Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) për konflikt interesi dhe “bllokim” të lëndëve ndaj funksionarëve aktualë. Megjithatë, Antikorrupsioni i mohoi dhe i demanton këto akuza, duke i cilësuar si përpjekje për defokusim, transmeton Portalb.mk.

Levica thotë se ka marrë njoftim për funksionim të paligjshëm përmes angazhimit të një personi në arkivë, të afërt me anëtaren e Komisionit, Cveta Ristovska.

“Bëhet fjalë për një rrjet të vendosur kontrolli mbi rrjedhën dhe përfundimin e lëndëve, mbi dokumentacionin dhe funksionimin e brendshëm të KSHPK-së, një rrjet që u shërben interesave të strukturës qeverisëse të udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe Mickoski, deklaroi Milica Davçeva nga Levica.

Nga Antikorrupsioni i mohuan këto pretendime, duke theksuar se kurdisja e lëndëve nuk është e mundur dhe se gjithçka është e rregulluar me rregullore të brendshme.

Sipas tyre, lëndët, sipas tyre, shpërndahen përmes softuerit dhe me përzgjedhje të rastësishme, sipas një modeli të siguruar me ndihmë ndërkombëtare.

“Nuk bëhet fjalë për asnjë ndikim në shpërndarjen e lëndëve, as që një gjë e tillë është e mundur në praktikë, duke pasur parasysh se lëndët caktohen me përzgjedhje të rastësishme përmes sistemit elektronik. Asnjë anëtar i Komisionit, as kryetari dhe as të punësuarit në sekretariat nuk mund të ndikojnë se kujt do t’i caktohet një lëndë, deklaroi kryetari i KSHPK-së, Adem Çuçul.

Anëtarët e KSHP-së, në brifing, theksuan se bëhet fjalë për akuza shpifëse për vepra të rënda penale që nuk janë të vërteta dhe se kushdo që i publikon, nëse mendon se ekziston vepër penale, duhet t’i drejtohet organeve hetuese kompetente.