Agjencia për Programe Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmëri do të zgjedhë drejtor të ri, u shpall thirrje publike

Bordi Drejtues i Agjencisë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmëri ka filluar procedurë për përzgjedhjen e drejtorit të institucionit, transmeton Portalb.mk.

Thirrja e publikuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, liston kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët dhe kriteret e aplikimit, dokumentet e kërkuara dhe mënyrën e aplikimit.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 31 dhjetor 2025, ora 12:00, në adresën e Agjencisë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmëri.

Siç thuhet në njoftim, pas përzgjedhjes së aplikimeve, kandidatët që kanë dokumentacion të duhur do të ftohen në intervistë në ambientet e Agjencisë. Përzgjedhja do të bëhet brenda 45, 90 ose 120 ditëve, varësisht nga numri i aplikimeve të pranuara.

Agjencia Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmëri ka udhëheqësi të re që n[ gusht të këtij viti pas largimim të Bogojeskit ardhja e të cilit në krye të këtij institucioni u cilësua si skandaloze për faktin se qëndrimet e tij nuk përkojnë me qëllimet e institucionit ku ai ishte emëruar. Partitë opozitare shqiptare e vlerësuan si “provokim në dëm të bashkëjetesës dhe perspektivës evropiane”, ndërkaq koalicioni shqiptar në pushtet VLEN nuk e cilësoi si shqetësim emërimin e Bogojeskit për drejtor.

Bogojeskin opinioni e njohu pas daljeve të tij publike në vitin 2018, kur ai u paraqit si “reformator”, person që do t’i printe një procesi për ta reformuar VMRO-DPMNE-në. Aso kohe ai ishte kritikues i madh i kreut aktual të së njëjtës parti Hristijan Mickoski, i cili kishte marrë timonin e partisë pas ikjes së Nikolla Gruevskit. 

Banditë dhe tradhtarë“, e kishte quajtur grupin që e përkrahnin Mickoskin dhe vet Mickoskin. “Ajde ta shpëtojmë Maqedoninë“, bënte thirrje Bogojeski më 3 dhjetori të vitit 2020. Madje edhe shumë konfrontime tjera dhe akuza ndaj atyre me të cilët sot hanë e pinë në një tavolinë. 

Bogojeski ka shpërndarë gjuhë të urrejtjes ndaj komuniteteve etnike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sidomos ndaj shqiptarëve. 

Në daljet e tij publike dhe veçanërisht në Facebook, Bogojevski shpesh përdor termin “shiptar” kur i referohet shqiptarëve, fjalë që prej kohësh konsiderohet ofenduese dhe degraduese edhe në kontekstin maqedonas. Këtë ai e ka bërë në disa raste të cilat i gjeni: këtukëtu dhe këtu. 

Megjithatë, jo vetëm shqiptarët kanë qenë therrë në sytë e Bogojeskit. 

Ai përmes facebook ka shprehur urrejtje edhe ndaj komunitetit të boshnjakëve. “Aktore, nuk kam faj që e urren veten dhe lekurën tënde serbe, në të cilën ke lindur! Nuk kam faj që urren fisin tënd nga vjen!”, ka shkruar Bogojeski në facebook, duke i replikuar aktivistes Mersiha Smailoviq.