90 përqind e qytetarëve në RMV informohen nga rrjetet sociale

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut për temat politike më së shpeshti informohen nëpërmjet internetit – 56 përqind, prej të cilëve mbi 90 përqind janë të informuar nga rrjetet sociale dhe vetëm 28,2 përqind nga një portal – media onlajn, sipas rezultateve të anketës EUROMETAR 2023, transmeton TRT Balkan.

Pyetjes “si informoheni për temat politike” shumica ose 56,5 për ind e të anketuarve janë përgjigjur nëpërmjet internetit, ndjekur nga 43,5 përqind përmes televizionit, 12,5 përqind nga miqtë/familja dhe 1,8 përqind nëpërmjet radios. Rreth 13,4 përqind e të anketuarve janë përgjigjur se nuk janë të informuar.

Shumica e qytetarëve ose 90,3 përqind përdorin rrjetet sociale (Facebook, Twitter, Instagram, YouTube, Podcast) si burim interneti për tema politike, pasuar nga 28,3 përqind nga një portal onlajn – media dhe vetëm 13,8 përqind nga platforma onlajn e radiostacioneve ekzistuese ose kanale televizive.

Violeta Gligorovska nga Eurothink – Qendra për Strategji Evropiane theksoi se qytetarët mund të zgjidhnin më shumë përgjigje për këtë pyetje, kështu që rrjetet sociale ishin zgjedhja e parë për 81,6 përqind të të anketuarve, për 16 përqind mediat onlajn dhe 2,3 përqind ndonjë platformë onlajn të radio stacionet ose kanalet televizive ekzistuese. Media onlajn është zgjedhja e dytë për 53,1 përqind të të anketuarve, e ndjekur nga rrjetet sociale për 41,6 përqind të të anketuarve. Platformat onlajn të radiostacioneve ekzistuese apo kanaleve televizive është zgjedhja e tretë për 94.8 përqind të të anketuarve.

Shumica e qytetarëve, ose 33,7 përqind, rrallë ndjekin temat e politikës së jashtme, pra proceset integruese evropiane të vendit. Rreth 26,1 përqind ndjekin shpesh dhe 21,4 përqind rregullisht.

Për sa i përket rëndësisë së burimeve të informacionit për BE-në dhe procesin e anëtarësimit të vendit në BE, të anketuarit u japin përparësinë më të madhe materialeve televizive/video (47%), ndërsa pjesëmarrja e drejtpërdrejtë personale në një ngjarje/debat publik është e rëndësishme për 35%, materiale multimediale përqasje onlajn nga 34 përqind dhe tekst ose infografikë nga 33 përqind e të anketuarve.

Shumica e qytetarëve, 48,2 përqind, kanë thënë se janë të informuar çdo ditë për temat që kanë të bëjnë me BE-në dhe vendin, pastaj 30,1 përqind në muaj, 18,4 përqind në javë dhe 3,3 përqind nuk janë përgjigjur.

Sondazhi EUROMETAR 2023 u krye gjatë shtatorit 2023 në një kampion përfaqësues prej 1003 të anketuarish, nga agjencia BRIMA në një kampion të rastësishëm të shtresuar në shumë nivele të popullsisë së moshës 18+, të hartuar sipas të dhënave të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave dhe bazuar në të dhënat nga Regjistrimi 2021.

Hulumtimi i opinionit publik është realizuar në kuadër të projektit “Media për BE-në” – Programi i shoqërisë civile për pjesëmarrjen e mediave në negociatat për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.