8,90% është dalja e votuesve në katër komuna të RMV-së deri në orën 13:00
Deri në orën 13:00 dalja në 209 vendvotime të katër komunave të Maqedonisë së Veriut ku po zhvillohen zgjedhje është 11.217 votues apo 8.90%, transmeton Portalb.mk.
- Vrapçisht, kanë votuar 2.613 votues, përkatësisht 9.58 %.
- Gostivar, kanë votuar 7.043 votues, përkatësisht 8.74 %.
- Qendër Zhupë, kanë votuar 500 votues, përkatësisht 6.61%.
- Mavrovë dhe Rostushë, kanë votuar 1.061 votues, përkatësisht 10.03 %.
Në krahasim me votimin e 19 tetorit 2025, deri në orën 13:00, në këto zgjedhje të përsëritura vërehet ndryshim në dalje në këto komuna, dhe atë:
- Vrapçisht, e rritur për 2.35 %.
- Gostivar, e zvogëluar për 2.92 %.
- Qendër Zhupë, e zvogëluar për 5.36 %.
- Mavrovë dhe Rostushë, e zvogëluar për 4.42 %.
Në vendvotimin 0782 në Qafë në Komunën e Gostivarit nuk ka votime, shkaku i kushteve atmosferike dhe për këtë vendvotim do të vendoset në vijim, nëse numri i votuesve atje mund të ndikojë në rezultatin zgjedhor.
Zëdhënësi i KSHZ-së tha se në Qendër Zhupë 05/71 dhe disa vendvotime të tjera vonesa e hapjes së votimeve është deri në 40 minuta, prandaj edhe nuk ka vazhdim të votimit.
Në disa vendvotime, ka vonesë më shumë se një orë të hapjes së vendvotimeve, prandaj do të vazhdojë për aq sa ka zgjatur vonesa.
Zgjedhjet e përsëritura për kryetarë mbahen në katër komuna: Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë&Rostushë dhe Qendër&Zhupë. Zgjedhjet përsëriten për shkak se në rrethin e parë të zgjedhjeve të rregullta të mbajtura në tetor nuk u arrit pragu i daljes së një të tretës së votuesve apo 33,33%. Në Gostivar pjesëmarrja ishte 33.31 %, në Vrapçisht 25.18%, në Mavrovë&Rostushë 30.31% dhe në Qendër Zhupë 21.49%. Në zgjedhjet e përsëritura nuk vlen pragu i daljes prej një të tretës së votuesve.