Zjarri në afërsi të fshatit Bllacë është ende aktiv, gjashtë të tjerët në Shkup janë shuar

QMK informoi se ende është aktiv zjarri në fshatin Bllacë të Komunës Çuçer Sandevës, ku në terrene shkëmbore të paarritshme digjen bari i lartë i thatë, bimësi me kërcell të ulët dhe pyje. Situata po monitorohet nga punëtorët e NP “Pyjet e Maqedonisë”, transmeton Portalb.mk.

Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit kanë ndodhur gjithsej shtatë zjarre në ambiente të hapur, njëri prej të cilëve është ende aktive. Brigada për mbrojtjes nga zjarri BMZ e Qytetit të Shkupit kishte mjaftë punë në disa pjesë të Shkupit, veçanërisht në orët e vona të pasdites dhe orëve kur me mbështetje ajrore nga tre aeroplanët “air tractor” dhe një helikopter të Ministrisë së të Brendshme, kanë shuar ata që përbënin rrezik për lagjet përreth qytetit.

Detajet me kohën e shfaqjes dhe shuarjes së zjarreve në rajonin e Shkupit ku ka edhe një zjarr tjetër aktiv janë:

Zjarret aktive në Shkup – 1:

– Komuna Çuçer Sandevë, f Bllacë (digjet bar i lartë i thatë, bimësi me kërcell të ulët dhe pyll në terrene shkëmbore të paarritshme) Ndryshe, zjarri monitorohet nga punonjësit e NP “Pyjet e Maqedonisë”;

Zjarre të shuara në Shkup – 6:

1- Komuna Studeniçan f. Koliçan i Epërm (pyll me kashtë dhe me kërcell të ulët) i lokalizuar në orën 18:45;

2- Komuna Saraj f Ljubin (pyll dhe kashtë) i lokalizuar në orën 22:00;

3- Komuna Gazi Babë, f. Straçincë (kashta) i lokalizuar në orën 18:45;

4- Komuna Gazi Babë, unaza pranë fshatit Stajkovc (kashtë) i lokalizuar në ora 20:50;

5- Komuna e Sarajit, liqeni Treska (mbeturina) lokalizuar ne oren 21.15 dhe

6- Komuna Karposh, f Zllokuqan (plehra) lokalizuar në orën 22.30.