Zjarr mbi fshatin Batincë të Komunës së Studeniçanit

Një zjarr i madh ka shpërthyer sot mbi fshatin Batincë të Komunës së Studeniçanit, ka informuar drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, transmeton Portalb.mk.

“Zjarri ka përfshi bar, shkurre dhe pyje të përziera. Zjarri po përhapet me shpejtësi të madhe për shkak të erës. Në terren, siç shtoi ai, po ndërhyn Njësia e Zjarrfikësve të Shkupit për mbrojtje nga zjarret. Së shpejti do të mbërrijnë dy PinzgauerQendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), si dhe helikopteri i Ministrisë së Punëve të Brendshme”, tha ai.

Kujtojmë se kohës së fundit, Shkupi është përballur me disa zjarre në deponi të ndryshme në periferi të qytetit. Zjarri më i madh ishte ai në Trubarevë, i cili shpërtheu më 13 shtator në objektin e firmës “F-Grupacioni” e cila merret me mbeturina elektronike, ndërsa përfshiu edhe dy objekte në të cilët ka pasur sasi e madhe e mbeturinave plastike. Nuk pati të lënduar në zjarr, por gjatë natës së incidentit dhe disa ditë radhazi, në rajonin e Trubarevës u realizuan 13 intervenime nga Ndihma e Shpejtë, gjatë të cilave një person u transportua në spital dhe u bë transporti në një vendbanim tjetër i një personi të palëvizshëm.