Zelanda e Re pretendon se Kina, Rusia dhe Irani po ndërhyjnë në vend

Inteligjenca e Zelandës së Re pretendon se Kina, Rusia dhe Irani kanë ndërhyrë në vend, transmeton Anadolu.

Në raportin e analizës së kërcënimit që inteligjenca e Zelandës së Re ndau publikisht për herë të parë thuhet se ndarja e këtij informacioni me publikun ishte “shumë e vlefshme”.

Në raport thuhet se Kina, Rusia dhe Irani kishin ndërhyrje të huaja në vend.

Përpjekjet e Kinës për të avancuar përfshirjen e saj politike, ekonomike dhe ushtarake në Paqësor kanë çuar në rivalitete strategjike, thuhet në raport, duke theksuar kërcënimin më të dukshëm që synon komunitetet e ndryshme kineze në Zelandën e Re dhe ato me lidhje me inteligjencën e Partisë Komuniste Kineze (CCP).

Raportohet se Irani ndërhyri duke monitoruar dhe raportuar komunitetet iraniane.

Në raport theksohet se “fushatat e dezinformimit ndërkombëtar të Rusisë kanë patur ndikim në opinionin publik, edhe pse ato nuk synojnë në mënyrë specifike Zelandën e Re”.

Thuhet se lufta Rusi-Ukrainë shkaktoi probleme të tilla si rritja e konkurrencës gjeopolitike, ndërprerje në zinxhirin e furnizimit dhe përpjekje për të kryer aktivitete të inteligjencës në vende të tjera.

Konstatohet se përveç kërcënimeve të jashtme, një kërcënim është edhe tendenca për dhunë ekstreme brenda vendit, se ka persona që mund të organizojnë sulme terroriste në vend, por ende nuk është përcaktuar një plan specifik sulmi.