Zaptuan tokë dhe ndërtuar pa leje, Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur padi ndaj pronarëve të dy hoteleve

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj dy subjekteve juridike dhe dy qytetarëve për shkak ndërtimeve të paligjshme, transmeton Portalb.mk.

“Kallëzime penale kundër një personi juridik – objekt hotelerie nga Pehçeva dhe kundër S.P. (43) nga Pehçeva dhe kundër një personi juridik – objekt hotelerie nga Berova dhe V.K. (32) nga Berova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën penale ndërtimi i paligjshëm”, raportoi Policia e RMV-së.

I dyshuari i parë akuzohet për ndërtimin e një objekti pa leje në një tokë shtetërore, duke kryer edhe veprimtari të hotelerisë. Të njëjtën gjë e ka kryer edhe i dyshuari i dytë, duke ndërtuar pa leje në një pronë të dikujt tjetër.