Merz, Macron dhe Starmer bisedë telefonike në lidhje me tensionet e reja në lindje, Irani kërkoi mbledhje nga OKB-ja
Kancelari Friedrich Merz zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin Francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin britanik Keir Starmer , pas rritjes së tensioneve në Lindjen e Mesme, raporton ABC.
Të tre udhëheqësit diskutuan lidhur me sulmet aktuale izraelite ndaj programit bërthamor të Iranit dhe përgjigjen ushtarake të Iranit dhe ranë dakord të mbajnë kontakt të ngushtë për këtë çështje.
Macron u shpreh se do ketë mbështetje për Izraelin, dhe gjithashtu bëri thirrje për deeskalim. Presidenti francez Emmanuel Macron përsëriti mbështetjen e tij absolute për të drejtën e Izraelit për të mbrojtur sigurinë e tij.
Në një postim në platformën X, Macron theksoi se Franca e ka dënuar vazhdimisht programin bërthamor iranian dhe ka marrë të gjitha masat e duhura diplomatike kundër Teheranit.
Sipas “The Guardian”, mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara po organizohet me kërkesë të Iranit, i cili ka kërkuar një reagim ndërkombëtar pas sulmeve ajrore të Izraelit mbi disa qytete, si dhe mbi objekte ushtarake dhe bërthamore në territorin iranian.
Ndryshe, i pari i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski ka arsyetuar votën “abstenim” të RMV-së, në lidhje me rezolutën që mbrëmë u votua në Asamblenë e Përgjithshme në Kombet e Bashkuara (KB), ku 149 vende nga e gjithë bota votuan “pro” një armëpushimi të menjëhershëm dhe mbrojtje të civilëve në Gaza.