Zaevi i përgjigjet Mickoskit: Me gënjeshtra për “valixhet me para nga Bullgari” po ikni nga dështimet
“Pamundësia për të dhënë qoftë edhe një rezultat të vetëm në çdo sferë të shoqërisë dhe politikës, e përzier me vetëpëlqimin dhe arrogancën e tij, do ta shtyjë atë në një humnerë politike. Por do të duhet të jemi të kujdesshëm që të mos e tërheqim vendin në atë humnerë bashkë me të”, tha ish-kryeministri dhe ish-lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në një postim në Facebook, i cili është i pari në kontekstin e akuzave që partia në pushtet po bën kundër kundërshtarit të saj politik në mes të fushatës zgjedhore lokale, raporton 360 Gradë, transmeton Portalb.mk.
Ish-presidenti i LSDM-së dhe ish-kryeministri, Zoran Zaev, në një postim të rrallë në rrjetet sociale sot mohoi ashpër dhe kategorikisht pretendimet e kryeministrit aktual Hristijan Mickoski për të ashtuquajturat “valixhe me para nga një ish-kryeministër bullgar”, duke i përshkruar ato si gënjeshtra dhe shpifje.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, këtë fundjavë, në një pjesë të fjalimeve të tij në tubimet e VMRO-DPMNE-së në kuadër të karvanit parazgjedhor për zgjedhjet lokale, duke folur për rezolutën me “vijat e kuqe” të propozuar nga kryetari aktual i LSDM-së, Venko Filipçe, tha se e kujton kohën kur “ish-kryeministri i fqinjit tonë lindor tha publikisht se e kishte ndihmuar financiarisht atë opsion të LSD-së drejtpërdrejt përmes një valixhe me para për mentorin e tij nga Strumica”.
Njëkohësisht, kreu i partisë në pushtet shtoi se është logjike të besohet se LSDM ka trokitur përsëri në të njëjtën derë dhe se dhurata që Bullgaria mund të paguajë është “një propozim i ri për një tradhti të re të interesave kombëtare dhe shtetërore”.
Ndryshe, Maqedonia e Veriut mbetet e ngujuar në rrugëtimin drejt BE-së, shkaku i kontestit me Bullgarinë fqinje. RMV duhet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese për të vazhduar rrugën drejt BE-së. Ndryshimi kushtetutës përfshin shtimin e bullgarëve dhe etnive tjera në Kushtetutë. Ndryshimi kërkon shumicë prej dy të tretash dhe negociatat me BE-në nuk do të fillojnë derisa të bëhen këto ndryshime.
Me kusht të ndryshimi të Kushtetutës, Maqedonia e Veriut më 19 korrik të vitit 2022 i filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, pas miratimit të propozimit francez të cilin Maqedonia e Veriut e miratoi më 16 korrik 2022. Propozimi atë kohë u votua në parlament pa pjesëmarrjen e opozitës së atëhershme e cila tani është në pushtet.
- LEXO: RMV, nga patriotizmi simbolik te bllokimi real i integrimit, e vështirë arritja e marrëveshjes mbipartiake për BE-në
- LEXO: Mickoski paralajmëroi rezolutë “të vërtetë” pas zgjedhjeve
- LEXO: LSDM me rezolutë për anëtarësim në BE: Ndryshimet kushtetuese të miratohen deri më 10 shkurt 2026, pa pranuar kërkesa të reja
- LEXO: Maqedonia e Veriut nga njëri kontest në tjetrin, pse? Ndërprerja e negociatave drejt BE-së nxjerr boshllëqet e vizionit