Xhaferi nga Mynihu: Demokracia globale si dhe integrimi euroatlantik në Ballkanin Perëndimor janë të sfiduara

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, e përfundoi pjesëmarrjen e tij në Konferencën e 60-të jubilare të Sigurisë në Mynih, e cila për gjashtë dekada përfaqëson një platformë për arritjen e paqes përmes dialogut dhe është një mundësi e mirë për ri-afirmimin e përcaktimit të fortë të Maqedonisë së Veriut drejt rrugës euroatlantike dhe vlerave demokratike, transmeton Portalb.mk.

Kryeministri Xhaferi, së bashku me 450 liderë të tjerë politikë, përmes pranisë në panelet, bisedave joformale dhe takimeve dypalëshe, e ndau përcaktimin e Maqedonisë së Veriut në partneritet strategjik me SHBA-në, kontribut dhe anëtarësim në NATO dhe integrim i përshpejtuar në BE. Në Konferencë, u harmonizua përcaktimi për pajtim në vend të hakmarrjes, dhe në forcimin e bashkëpunimit rajonal – si pjesë e rrugës drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Me rëndësi të jashtëzakonshme është roli i ShBA-ve dhe lidershipi i tyre në sigurinë globale. Bota e lirë demokratike përballet sërish me mbrojtjen e vlerave demokratike kundër diktaturës në rritje të aktorëve autoritarë.

Në panelet ku u drejtuan zëvendës presidentja e SHBA-ve, Kamala Haris, Kancelari Sholc, Presidenti i Ukrainës Zelenski dhe Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Stoltenbergu, u konfirmua mbështetja për Ukrainën në mbrojtjen e këtyre vlerave. U theksua nevoja për ndihmë të angazhuar për Ukrainën në sigurimin e pajisjeve dhe ndihmës ushtarake dhe fuqizimin e pozitës së Ukrainës. Sa i përket NATO-s, është konfirmuar se pavarësisht kërcënimeve në rritje, NATO-ja bëhet më e madhe, më e fuqishme dhe më rezistuese se kurrë më parë deri tani. Gjermania investon gjithnjë e më shumë në mbrojtjen e saj dhe e thekson nevojën që vendet evropiane të bëjnë më shumë për sigurinë tani dhe në të ardhme, me qëllim që të fuqizohet politika e parandalimit.

Në takimet dypalëshe me partnerë nga Evropa dhe Bota, u theksua se zgjedhjet janë përcaktues për perspektivat euroatlantike të Maqedonisë së Veriut, por edhe me rëndësi të madhe rajonale. Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është interes politik, i sigurisë dhe ekonomik i rajonit dhe i Unionit, dhe investim gjeostrategjik në stabilitetin e kontinentit evropian dhe më gjerë. Në takimet me liderët e rajonit dhe partnerët, u konfirmua përcaktimi ndaj rajonit euroatlantik, të përkushtuar ndaj cilësisë evropiane të jetës, rezistues ndaj nacionalizmit të dëmshëm, dezinformatave dhe narrativëve nxitës – kërcënim për progresin kudo.

Kujtojmë se edhe presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në kuadër të Konferencës së 60-të të Sigurisë në Mynih, foli dje në panelin “Fokusi në Ballkan”.

Në aktivitet u diskutua për perspektivat e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, si dhe mundësitë për zhbllokimin e procesit.

Presidenti Pendarovski theksoi rënien e interesimit për BE-në në rajon, duke treguar shembullin e Maqedonisë, se edhe pas kompromiseve të vështira, vendi nuk ka bërë përparim në integrimin e saj në BE, njoftoi Kabineti i Presidentit të Maqedonisë së Veriut.