Vrasja në Tetovë: Kallëzim penal kundër katër personave dhe paraburgim 30 ditor, dy persona janë në kërkim
SPB Tetovë dhe Departamenti i Policisë Kriminalistike – Sektori për Krime të Përgjithshme dhe të Dhunshme ngritën kallëzim penal kundër katër personave në Prokurorinë Themelore Publike Tetovë në lidhje me shkëmbimin e zjarrit me armë dhe vrasjen që ndodhi më 10.08.2025 në Tetovë, raporton Portalb.mk.
Policia ka ngritur kallëzim penal kundër R.T. (37) nga Tetova, i cili u plagos në shkëmbimin e zjarrit dhe u vendos në një institucion mjekësor në Shkup për ndihmë, dhe kundër një 15-vjeçari nga fshati Gajre, rajoni i Tetovës, i cili u privua nga liria më 11.08.2025 në fshatin Gajre, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “vrasje” nga neni 123 paragrafi 2 pika 3, pastaj veprën penale “përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtia e paautorizuar e armës apo materieve shpërthyese” nga neni 396 dhe veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme” nga neni 292 paragrafi 1 në lidhje me nenin 288 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.
Policia ka ngritur kallëzim penal edhe kundër M.T. (45) nga Tetova dhe Z.M. (37) nga fshati Gajre për shkak të bazave të dyshimit se kanë kryer veprën penale “vrasje” (tentativë) nga neni 123 paragrafi 1 lidhur me nenin 19, pastaj veprën penale “përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtia e paautorizuar e armës apo materieve shpërthyese” nga neni 396 dhe veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme” nga neni 292 paragrafi 1 lidhur me nenin 288 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal.
Më 10.08.2025 në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, R.T. dhe 15-vjeçari, duke përdorur pushkë automatike, i morën jetën një personi, dhe rrezikuan jetën dhe trupin e personave të tjerë, përfshirë edhe njërin prej të dyshuarve të tjerë. Me pushkët automatike, ata qëlluan disa plumba në një makinë “Golf”, duke goditur tani të ndjerin, i cili ishte në vendin e shoferit. Dy predha përfunduan në gjoksin e pasagjerit, i cili pësoi lëndime të rënda trupore me rrezik konkret për jetën. Një predhë përfundoi në kofshën e djathtë të një fëmije të lindur në vitin 2012, i cili rastësisht ndodhej në afërsi.
Edhe pse të plagosur në shkëmbimin e zjarrit, Z.M. dhe një person tjetër nxorën armët dhe filluan të qëllonin drejt automjetit që po largohej, duke goditur një person tjetër i cili pësoi lëndime të rënda, dhe plumbat përfunduan gjithashtu në automjetin e një gruaje, siguria e së cilës u kërcënua gjithashtu. Gjyqtari kompetent ka urdhëruar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për të gjithë të dyshuarit. M.T. dhe Z.M. janë në arrati dhe po merren masa për gjetjen e tyre dhe privimin e tyre nga liria.
- LEXO: Prokuroria: Tre të moshuar dhe një fëmijë të dyshuar për vrasjen në Tetovë
- LEXO: Policia me detaje për vrasjen në Tetovë dhe arrestimet
- LEXO: Tre të arrestuar për vrasjen në Tetovë
- LEXO: Vrasje në Tetovë, një i vdekur dhe katër të lënduar, midis të cilëve një vajzë e mitur
- LEXO: Tre të arrestuar për vrasjen në Tetovë
- LEXO: Vrasje në Tetovë, një i vdekur dhe katër të lënduar, midis të cilëve një vajzë e mitur
Rasti zanafillën e ka që nga viti i kaluar dhe përleshjeve midis dy vëllezërve nga fshati Gajre dhe një familjeje nga Tetova.
Më 11 janar 2024 para Spitalit të Tetovës me armë zjarri u plagosën dy vëllezër, njëri prej të cilëve ndërroi jetë disa ditë më vonë.
Në lidhje me këtë rast, të shtëna pati edhe më 11 prill 2024, por nuk pati të lënduar.
Ndërkaq më 5 korrik 2024 mbeti i vrarë një person tjetër.
Një muaj më pas, më 24 gusht 2024 Policia e plagosi të dyshuarin e vrasjes gjatë tentimit për ta arrestuar, ai më pas ndërroi jetë.
- LEXO: Policia me detaje për vrasjen në Gajre të Tetovës: Nuk zbatoi urdhrat andaj policia e qëlloi
- LEXO: Vdiq i dyshuari për vrasjen në Tetovë, u plagos gjatë arrestimit nga policia
- LEXO: MPB për vrasjen në Tetovë: Bastisje në tri lokacione, sende të sekuestruara dhe një person i arrestuar
- LEXO: MPB: Ekzistojnë baza dyshimi për autorin e mundshëm të vrasjes në Tetovë
- LEXO: Policia me detaje për vrasjen në Tetovë
- LEXO: Krisma me armë në Tetovë, nuk ka të lënduar
- LEXO: Ndërroi jetë njëri nga vëllezërit e plagosur me pistoletë në Spitalin e Tetovës
- LEXO: Katër të arrestuar lidhur me plagosjet në Tetovë, njëri ende lufton për jetën
- LEXO: Krisma me armë para Spitalit të Tetovës, dy të plagosur