Policia me detaje për vrasjen në Tetovë dhe arrestimet
Policia e Tetovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen që ndodhi para dy ditëve në Tetovë dhe arrestimet e djeshme, raporton Portalb.mk.
Më 11.08.2025, në periudhën prej orës 12:50 deri në orën 15:00, në fshatin Gajre të Tetovës, në bazë të urdhrit të gjykatës dhe në lidhje me shkëmbimin e zjarrit që ndodhi më 10.08.2025 në Tetovë, është kryer bastisje në disa lokacione në fshatin Gajre të Tetovës, ku u gjetën sende me interes për hetimin.
“Gjatë bastisjeve, u arrestuan dy vajza, A.M. (41) dhe E.M. (19), si dhe dy të mitur të moshës 15 dhe 17 vjeç, të gjithë nga fshati Gajre”, informoi SPB Tetovë.
Po ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të rastit dhe për gjetjen e personave të tjerë të përfshirë në shkëmbimin e zjarrit.
Kujtojmë se më 10 gusht 2025 në Tetovë ka ndodhur një shkëmbim zjarri mes personave nga dy automjete, me ç’rast ka ndodhur edhe një aksident trafiku.
Një person u vra në veturë ndërsa katër të tjerë u plagosën, mes të cilëve edhe një vajzë e mitur. Ata janë dërguar për mjekim në klinikat e Shkupit.
- LEXO: Tre të arrestuar për vrasjen në Tetovë
- LEXO: Vrasje në Tetovë, një i vdekur dhe katër të lënduar, midis të cilëve një vajzë e mitur
Rasti zanafillën e ka që nga viti i kaluar dhe përleshjeve midis dy vëllezërve nga fshati Gajre dhe një familjeje nga Tetova.
Më 11 janar 2024 para Spitalit të Tetovës me armë zjarri u plagosën dy vëllezër, njëri prej të cilëve ndërroi jetë disa ditë më vonë.
Në lidhje me këtë rast, të shtëna pati edhe më 11 prill 2024, por nuk pati të lënduar.
Ndërkaq më 5 korrik 2024 mbeti i vrarë një person tjetër.
Një muaj më pas, më 24 gusht 2024 Policia e plagosi të dyshuarin e vrasjes gjatë tentimit për ta arrestuar, ai më pas ndërroi jetë.
- LEXO: Policia me detaje për vrasjen në Gajre të Tetovës: Nuk zbatoi urdhrat andaj policia e qëlloi
- LEXO: Vdiq i dyshuari për vrasjen në Tetovë, u plagos gjatë arrestimit nga policia
- LEXO: MPB për vrasjen në Tetovë: Bastisje në tri lokacione, sende të sekuestruara dhe një person i arrestuar
- LEXO: MPB: Ekzistojnë baza dyshimi për autorin e mundshëm të vrasjes në Tetovë
- LEXO: Policia me detaje për vrasjen në Tetovë
- LEXO: Krisma me armë në Tetovë, nuk ka të lënduar
- LEXO: Ndërroi jetë njëri nga vëllezërit e plagosur me pistoletë në Spitalin e Tetovës
- LEXO: Katër të arrestuar lidhur me plagosjet në Tetovë, njëri ende lufton për jetën
- LEXO: Krisma me armë para Spitalit të Tetovës, dy të plagosur