VMRO-DPMNE të mërkurën në mbrëmje do t’i kumtojë emrat e ministrave dhe zëvendësministrave në Qeverinë teknike

VMRO – DPMNE do t’i kumtojë emrat e ministrave të Brendshëm dhe Punës dhe Politiktikës Sociale dhe të zëvendësministrave shtesë të Financave, Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Bujqësisë, që do të jenë pjesë e qeverisë teknike pas seancës së Komitetit Ekzekutiv, që do të mbahen mbrëmjen e së mërkurës, konfirmuann për MIA-n nga partia opozitare, transmeton Portalb.mk.

Seanca e Komitetit Ekzekutiv të VMRO – DPMNE-së pritet të fillojë rreth orës 20:30.

Qeveria teknike duhet të zgjedhet 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare të cilat do të mbahen më 8 maj.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha sot se ai dhe e gjithë qeveria do të japin dorëheqje deri të enjten në mëngjes, gjë që do të lërë mundësi ligjore për të votuar për qeverinë teknike në afatin e paraparë me ligj – deri para mesnatës të së dielës. Pos qeverisë, të enjten duhet të japë dorëheqje edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili teknikisht do të jetë kryeministër i Maqedonisë në 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare të majit.

Në seancën e Kuvendit do të duhet të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit, i cili do të jetë koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitreski. Zgjedhja e qeverisë së Xhaferit duhet të bëhet këtë fundjavë, jo më vonë se mesnata e 28 janarit. Partitë politike të përfaqësuara në Kuvend në mbledhjen e liderëve ranë dakord që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 8 maj, e mërkurë, së bashku me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.