U publikuan pamje ku dy policë të Maqedonisë së Veriut dyshohen për marrje ryshfeti

Policia e Maqedonisë së Veriut ka marrë masa ndaj dy punonjësve të policisë nën dyshimet se kanë kryer veprën penale – ryshfet në pikën kufitare ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, transmeton Portalb.mk.

“Kallëzim penal ndaj K.M. për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “marrje ryshfeti” në bazë të nenin 357 dhe kundër G.B. për shkak ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “ndihmë në kryerjen e veprës penale” në bazë të nenin 365 nga Kodi Penal”, raportoi Policia.

Ata dyshohet se nga tre shtetasit e Republikës së Shqipërisë, më 4 janar të vitit ë kaluar, kanë marrë para që mos të kryejnë detyrën zyrtare. Për këtë, Policia ka theksuar që ndaj tyre do të ketë pezullim nga vendi i punës deri në zbardhjen e rastit.