Visar Ganiu, Bilall Kasami dhe Fatmir Mexhiti në listën e Antikorrupsionit për mosdorëzim të dokumenteve

Krerët e Komunës së Tetovës dhe Çairit, Bilall Kasami dhe Visar Ganiu, por edhe ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, kreu i Revizonit, Maksim Akcevski, janë në mesin e funksionarëve të cilët kanë paguar gjoba të lëshuara nga Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit për mosdorëzim të dokumentacioneve në lidhje me lëndët që i ka hapur ky institucion. Të njëjtit, edhe pas pagesës së gjobave, sërish nuk kanë bashkëpunuar me institucionin i cili është përgjegjës për parandalimin e korrupsionit, shkruan Portalb.mk.

Antikorrupsioni në seancën e 100-të i publikoi emrat dhe mbiemrat e funksionarëve të cilët nuk kanë bashkëpunuar dhe nuk kanë dorëzuar dokumentet e nevojshme, pavarësisht obligimit ligjor.

Lista, është e hartuar në bazë të lëndëve të cilët janë hapur prej vitit 2019-të deri në vitin 2024, gjegjësisht gjatë mandatit të trupit Komisionit, me kryetare Bilajana Ivanovska.

Lista nga Reparti për Konflikt Interesi

  • Bojan Llazarevski, drejtor i Agjencisë së Filmit, ka paguar gjobë dhe nuk i ka dorëzuar dokumentet në Repartin për Konflikt Interesi.

Lista nga Reparti për Korrupsion

  • Nikolla Vasev, u.d. drejtor mjekësor i Onkologjisë, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar dokumente.
  • Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairit, ka paguar dy herë gjoba dhe nuk ka dorëzuar dokumente për lëndët 1246 dhe 122779.
  • Maksim Acevski, kryetar i Entit Shtetëror të Revizionit, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar dokumente.
  • Fatmir Mexhiti, ministër i Shëndetësisë, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar dokumente.
  • Bojan Llazarevski, drejtor i Agjencisë së Filmit, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar dokumente.
  • Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës, ka paguar gjobë dhe nuk i ka dorëzuar dokumentet

Lista nga Reparti për Gjendjen Pronësore

  • Dragan Georgievski, anëtar i Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Vesna Kiçec, gjykatëse në Gjykatën Themelore, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Maja Savevska, anëtare e Këshillit të Arsimit, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Natasha Lukiq, anëtare e Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Maja Papatolevska, anëtare e Këshillit për Arsim Profesional, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Kruma Andonov, anëtar i Bordit Drejtues të Reumatologjisë, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Katerina Donçeva, anëtare e Bordit Drejtues të Shtëpisë Shëndetësore Vallandovë, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Maja Qorlluka, anëtare e Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Veljan Tasevski, anëtar i Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Branko Aleksoski, anëtar i Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Valbona Fazlija, anëtare e Bordit Mbikëqyrës, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Vlladimir Krstevski, anëtar i Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Zoran Ivkoviq, anëtar i Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Ivica Llazarov, anëtar i Bordit Mbikëqyrës, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Laurent Kerimi, anëtar i Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Eljesa Alili, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Shenaj Osmanova, anëtare e Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Goran Davidovski, anëtar i Bordit Mbikëqyrës, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Aleksandar Stojanovski, anëtar i Bordit Mbikëqyrës, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Nikodin Naumovski, anëtar i Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Lubica Zerevska, anëtare e Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Lupka Lubinovska, anëtare e Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Marija Mitrova, anëtare e Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Krum Arnaudov, anëtar i Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Irena Stojanovska, anëtare e Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Daut Hajrullahu, anëtar i Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Betim Lamallari, anëtar i Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Zoran Kostadinov, anëtar i Bordit Mbikëqyrës, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Mara Gligorovska, u.d. drejtoreshë shkolle, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Marija Spirevska, anëtare e Komisionit për Ankesa, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese pas ndërprerjes së funksionit.
  • Zoran Zafirovski, anëtar i Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese pas ndërprerjes së funksionit.
  • Besa Pocesta, anëtare e Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese pas ndërprerjes së funksionit.
  • Darko Dimitrovski, anëtar i Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Sali Saliu, anëtar i Bordit Mbikëqyrës, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Zhivorad Kjurçiev, anëtar i Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Boris Georgievski, anëtar i Bordit Drejtues, në Shëndetësi, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Arijan Daci, anëtar i Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Tiajana Dimovska Toshevska, kryetare dhe anëtare e Bordit për Kontroll, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.
  • Dimitar Getov, anëtar i Bordit Drejtues, ka paguar gjobë dhe nuk ka dorëzuar listë anketuese.

Kryetarja e Antikorrupsionit, Bilajana Ivanovska, deklaroi se duke e pasur parasysh se ligji jonë nuk ka mjete tjera përpos kundërvajtjes, kërkoi që kur të ndryshohet Ligji për Parandalim të Korrupsionit, të mundësohet veprim i mëtutjeshëm.

“Sidoqoftë, të gjithë këto do të publikohen në ueb-faqen tonë dhe lista do të plotësohet, ashtu siç do të ketë emra të rinj”, tha Ivanovska.

Në seancë, gjithashtu u diskutua edhe lënda për Talat Xhaferin, i cili ka paguar dy gjoba pasi që ka kryer funksionin e kryetarit të Kuvendit, derisa ka qenë dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të partisë, gjegjëissht BDI-së. Kjo, sipas Kushtetutës, nuk është e lejueshme, pasi që kryetari i shtëpisë legjislative nuk lejohet që të ushtrojë funksione partiake. Megjithatë, kjo ishte dhe çështje mospajtieshmesh, pasi një pjesë e anëtarëve nuk pajtoheshin me konstatimin se ka mospërputhje të funksioneve dhe se kjo nuk është çështje që duhet ta zgjidh Antikorrupsioni, por Gjykata Kushtetuese.

Goran Trpenoski tha se edhe nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski është madje, kryetar partie, por ushtron detyrën e nënkryetarit dhe mund ta zëvendësojë kryetarin.

Mospajtueshmëri mes anëtarëve kishte edhe për atë nëse Xhaferi e ka lëshuar funksionin partiak pasi që e ka paguar gjobën, disa prej anëtarëve ishin të mendimit se nuk e ka lëshuar, ndërkaq të tjerët thanë se sipas përgjigjes së partisë, Xhaferi është tërhequr në kohën kur janë marrë vendimet dhe nuk ka e ka ushtruar funksionin. Antikorrupsioni, votoi për ndërprerjen e kësaj çështje pasi që Xhaferi, tanimë është bërë kryeministër dhe është ndryshuar gjendja faktike.

Kujtojmë se mandati i përbërjes aktuale të Komisionit Kundër Korrupsionit ka mbaruar dje, më 7 shkurt 2024, ndërsa Komisioni i ri fillon me punë prej sot, më 8 shkurt 2024.

Më 22 dhjetor, deputetët me 97 vota “për” i votuan Cveta Ristovska, Tatjana Dimitrovska, Sofija Spasovsa Medarska, Servet Demiri, Besnik Xhemaili, Biljana Karakashova Shulev dhe Zoran Bogoevski për anëtarë të rinj të Antikorrupsionit. Kryetare e re u zgjodh Tatjana Dimitrovska.

Meta.mk, nëpërmjet një analize shkruajti se biografitë e kandidatëve për anëtarë të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit janë sekrete për publikun. Biografitë e printuara i morën vetëm anëtarët e komisionit që vendos për përzgjedhjen e tyre dhe anëtarët që i bënin intervistat.

Atyre u duhej të nënshkruanin një marrëveshje konfidencialiteti sepse biografitë përmbanin “të dhëna personale”. Mbetet e paqartë se pse këto të dhëna, si numri i vetëm amë i qytetarit, adresa e banimit apo numri i telefonit nuk u fshehën, pra nuk u fshinë dhe pastaj të njëjtat të publikoheshin në mënyrë që publiku të mund të shihte se cilët kandidatë pretendojnë të luftojnë kundër korrupsionit në katër vitet e ardhshme.

Në përbërjen e fundit të KShPK-së kryetare ishte Biljana Ivanovska, ndërsa anëtarë ishin Vladimir Georgiev, Sofka Pejovska Dojçinovska, Katica Nikolovska, Nuri Bajrami, Goran Tërpenoski dhe Semshi Sallai.

Në raportin e fundit të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut, si dhe në raportet e mëparshme, janë shprehur mendime pozitive për punën e komisionit, ndonëse në vitet e fundit, rastet e hapura nga KSHPK-ja shpeshherë janë bërë objekt i “përplasjeve” me gjyqësorin dhe institucionet shtetërore. Komisioni ka reaguar ndaj presioneve në punë dhe prokuroria në një moment ka ngrirë bashkëpunimin me institucionin.