Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga seanca e 176-të

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme, me propozim të Ministrisë së Kulturës, vendosi të themelon dy institucione shtetërore. “Dhjetë ditë Republika e Krushevës” dhe “Ditët e Kongresit të Smilevit”, janë dy institucionet e reja, transmeton Portalb.mk.

Me propozim të Ministrisë për Arsim dhe Shkencë, u vendos për ndarjen e bursave për shtetasit e huaj në interes të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Bëhet fjalë për 50 bursa të paralajmëruara për shtetasit e huaj, studentë me prejardhje maqedonase që jetojnë në shtetet e Ballkanit”, sqarojnë nga Ministria e Kulturës, duke theksuar që këta studentë duhet të jenë studentë të rregullt në disa universitete shtetërore.

Qeveria miratoi propozimet e Ministrisë për Arsim për konkurset e regjistrimit të studentëve në ciklin e dytë dhe të tretë në institucionet shtetërore.

Pjesëtar të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut do të marrin pjesë në ushtrimin “Saber Junction 23” në Gjermani, organizuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrin pjesë edhe vendet anëtarë të NATO-s.